‘Alo, ka të shtëna me armë dhe një të plagosur’... telefonata e rremë që alarmoi Policinë në Vlorë (VIDEO)

VLORË- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Vlorë, në vendin e quajtur “Bishti i kalldrëmit”.

Policia ka marrë një telefonatë ku njoftohej se ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe për 1 person të plagosur, mirëpo nga verifikimet rezultoi se nuk ka një ngjarje kriminale.

Nuk dihet se kush është personi që ka bërë telefonatën ku hetimet kanë nisur, teksa kanë qenë jo pak të rralla rastet kur qytetarë të ndryshëm kanë sinjalizuar policinë për kinse vrasje apo plagosje e ndërsa në fund ka rezultuar një rreng.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/09/2022 01:03

    Ne U.S.keto lloj numrash i quajne /swatting/.Eshte shume e rrezikshme,sepse policia amerikane,ndryshe nga ajo shqiptare,nuk ia perton te reagoje me force te plote dhe ndryshe nga shqipot qe lajmerojne per te shtena ne ajer,ketu i dergojne ne adresa reale,keshtu qe ka pasur tek-tuk dhe ndonje viktime te pafajshme te vrare.Eshte shaka shume e rrezikshme,qe mund te paguhet me jete.

    Përgjigju
    • Tori: 30/09/2022 12:38

      Kjo eshte tallje ari me keta te paaftet...

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror