Vlorë/ Plagoset në qafë një 46-vjeçar! Policia: U qëllua me sende të forta! Burimet: Pati të shtëna me armë, në vendngjarje 1 plumb e 1 gëzhojë! Shkak konflikt i çastit

TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës, ku ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në rrugën transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se i plagosuri i identifikuar si Klodjan Memokondaj 46 vjeç, banues në Vlorë ka marrë një plumb në qafë dhe është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Referuar njoftimit zyrtar të policisë shkak ka qenë një konflik i çastit dhe sipas tyre është qëlluar me sende të forta, megjithatë burimet për Report Tv konfirmojnë se ka pasur edhe përdorim të armës pasi në vendngjarje është gjetur një plumb dhe një gëzhojë.

Ndërkohë, raportohet për 3 persona të shoqëruar, nga ku dyshohet njëri të jetë autori dhe 2 të tjerë dëshmitarë, punonjës të lavazhit ku ka ndodhur ngjarja. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor ka gjetur një gëzhojë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve dyshohet se është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë.

1607877900_lavazhi.JPG

Lavazhi ku ka ndodhur ngjarja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:10
Plagosja në Vlorë/ Zbulohet emri, kush është 46-vjeçari që mori një plagë në qafë (EMRI)

1607879464_555.JPG

Report Tv mëson se 46-vjeçari që mbeti i plagosur nga sherri në qytetin e Vlorës është Klodjan Memokondaj.

Ora 17:54
Detaje/ I plagosur në Vlorë një 46-vjeçar! Policia: U qëllua me sende të forta! Burimet: Në vendngjarje 1 gëzhojë e 1 plumb

1607876595_ddd.JPG

Policia ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen ne qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve zyrtare i plagosur ka mbetur K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili mësohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Në njoftimin zyrtar thuhet se 46-vjeçari është qëlluar me send të fortë, por burime për Report Tv bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur një plumb dhe një gëzhojë.

"Rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë,  si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në  kokë, dyshohet me një send të fortë , shtetasi K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen", njofton policia.

Ora 17:39
Detaje nga të shtënat me armë në Vlorë/ I plagosuri një plumb në qafë, 3 të shoqëruar! Dyshohet njëri autori

1607876928_Vendiingjarjes.JPG

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja në qytetin e Vlorës. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili bën me dije se personi i plagosur ka marrë një plumb në qafë dhe është dërguar me urgjencë në spital, teksa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Ndërkohë, raportohet për 3 persona të shoqëruar, nga ku dyshohet një të jetë autori dhe 2 të tjerë dëshmitarë, punonjës të lavazhit ku ka ndodhur ngjarja.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Llambro: 13/12/2020 18:04

    Do e kete bere viktor ymeri nga burgu

    Përgjigju
  • Vlonjati: 13/12/2020 17:48

    Do bejme ndonje lek per Vitin e Ri se e hoqem mallin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase