Sherr me armë në Vlorë, plagoset 40-vjeçari, arrestohet autori (EMRI+VIDEO)

VLORË- Një sherr mes 2 personave në Vlorë ka përfunduar në përdorimin e armëve, ku një person ka mbetur i plagosur.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se i plagosuri është identifikuar si Dëfrim Pashaj, 40 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në lagjen “10 Korriku”.  Autori i identifikuar si L. Z. e ka qëlluar fqinjin e tij me armë gjahu, për motive që ende nuk dihen.

Megjithatë, menjëherë pas plagosjes ai është arritur që të vihet në pranga, ku siç mund të shihet në pamje, zona ku ka ndodhur ngjarja është një vend i thellë malor. Ndërkohë mbeten të paqarta rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!