Një atentat me armë zjarri kallashnikov ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin bregdetar të Vlorës ku për pasojë është plagosur një 36-vjeçar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Diego Hanaj ka marrë plagë në dorë ndërsa është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Dinamika, i riu u qëllua teksa po ecte para pallatit
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Diego Hanaj është qëlluar me armë zjarri nga një automjet 'Audi' teksa po hynte në pallatin ku jetonte pranë një supermarketi. Para se të qëllohej, i riu ka vrapuar pasi ka pikasur autorët që e prisnin. Këta të fundit e kanë qëlluar disa herë 36-vjeçarin i cili për fat të mirë ka marrë vetëm një plumb në dorë. Pasi është qëlluar, Hanaj ka ecur për disa metra në rrugë ndërsa kanë mbetur edhe njolla gjaku në vendngjarje për shkak të plagosjes.

Policia ngre pika kontrolli për të kapur autorin
Burime bëjnë me dije se policia ka ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje. Ende nuk dihen shkaqet e atentatit, ndërsa dyshohet për motive hakmarrje.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:44
Atentati në Vlorë, flet pronari i marketit pranë së cilin ndodhi ngjarja: Nuk ndihemi të rrezikuar

Duke ngjitur xhamin e thyer nga plumbat që nuk arritën të qëllonin Diego Hanaj, pronari i marketit pranë së cilit ndodhi atentati, tha se nuk ndihet i rrezikuar.

Duke folur për mediat ai tha se fatmirësisht gjatë ngjarjes, nga ku meti i plagosur i riu nuk ishte aksush në market.

"Nuk ka pasur njerëz në dyqan kur ndodhi ngjarja. Nuk ndihemi të rrezikuar, s'ka lidhje me ne.", tregoi ai.

Sic shihet edhe nga videoja ku flet pronari, xhami është i thyer, ndërsa ai po mundohet ta rikthej sadopak në gjendjen e mëparshme.

Ora 19:31
Zbardhet dinamika e atentatit, 36-vjeçari në Vlorë u qëllua nga një 'Audi' teksa po ecte pranë një supermarketi

1641408662_j.JPG

Report Tv ka zbardhur dinamikën e plagosjes me armë zjarri këtë mbrëmje në qytetin bregdetar të Vlorës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i riu Diego Hanaj është qëlluar nga një makinë 'Audi' teksa ecte pranë një supermarketi afër shtëpisë së tij.