Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Vlorë, te rrethrrotullimi i Çoles, në lagjen 24 Maji.
Burime për Report tv bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 27-vjeçari Kevi Lazaj, i cili ka marrë një plumb në pjesën e kofshës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mesohet se autori, 55 vjeçari Turi Aligjoni, pas sulmit me armë zjarri është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak-Rreth orës 18:30, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se, pas një konflikti ndërmjet shtetasve T. A., 55 vjeç, dhe K. L., 27 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi K. L.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit T. A., autorit të dyshuar të plagosjes.
Shtetasi K. L. ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Komente






