Të shtëna me armë zjarri pas sherrit jashtë lokalit në Korçë, plagosen 2 persona! Transportohen drejt Traumës! Policia në kërkim të autorëve

Një konflikt i çastit mëngjesin e sotëm në Korçë për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi pasi 2 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe goditjeve me mjete të forta.

Policia ka identifikuar autorët dhe është vënë në kërkim të tyre. Mësohet se sherri ka nisur brenda një lokali më pas ka vijuar edhe jashtë, duke sjellë plagosjen me armë zjarri në këmbë të 33 vjeçarit Igli Hoti, ndërsa Artan Qershori ka mbetur i plagosur pasi u godit me mjete të forta. Të dy janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Report Tv mëson se shkak personat e përfshirë në konflikt kanë qenë në gjendje të dehur dhe pas disa ofendimeve mes tyre, rasti ka degraduar në përdorimin e armëve. 

Ndërkohë në komisariatin e policisë së Korçës, janë shoqëruar disa persona. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:56
Plagosja me armë zjarri në Korçë, personat e përfshirë në konflikt ishin të dehur! Banori i zonës: Dëgjuam krisma disa herë

 

Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga konflikti mes disa personave në Korçë që përfundoi me plagosjen me armë zjarri të njërit prej tyre si dhe të një personi tjetër me mjete të forta.

Personat e përfshirë në konflikt, sipas burimeve nga policia kanë qënë në gjëndje të dehur.

Njëri prej personave ka debatuar me palën tjetër teksa ishin duke dalë nga lokali dhe në gjëndje të dëhur kërkonte që ti hapnin rrugën. Kaq ka mjaftuar që të fillonin një konflikt i cili degradoi në përdorimin e armës dhe mjeteve të tjera të forta.

Për ngjarjen ka folur edhe një qytetar i zonës, i cili u shpreh se ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri disa herë.

“Nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Dëgjuam krisma një herë a dy herë, shtinë ata”- u shpreh qytetari.

Nga ky konflikt mbetën të plagosur dy persona të cilët aktualisht janë duke marrë mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion