Sherr për vendin e parkimit në Lezhë, plagoset me armë zjarri shoferi i furgonit të Laçit! U qëllua me 3 plumba në këmbë! Në kërkim autori (EMRAT)

LEZHË-  Një konflikt i çastit mes dy personave për vendin e parkimit në Lezhë përfundoi me të shtëna me armë zjarri dhe plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të së shtunës në rrugën e ‘Shtrausit’, në afërsi të Urës së Cenit, ndërsa i plagosur mbeti Tonin Ndreca 35-vjeç shofer furgoni banues në Laç.

Ai u qëllua me tre plumba pistolete në pjesën e këmbëve dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes arriti të identifikoj dhe shpallë në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes. Ai është shtetasi Marjan Kola banues në Laç, i cili u largua me shpejtësi me automjet pas ngjarjes. Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të tij, por pa arritur ende të neotralizojnë dhe vënë në pranga.

Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për parkimin e automjeteve mes autorit dhe të plagosur.

Fillimisht ata janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin e më pas Marjan Kola, ka nxjerrë armen që mbante me vete dhe qëlluar në drejtim të 35-vjeçarit Tonin Ndreca i cili bënte me furgon linjën Laç-Lezhë.

Në cilësinë e provës materiale u gjeten dhe sekuestruan 3 gëzhoja, ndërsa janë shoqëruar dhe po merren në pyetje disa persona për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
Plagosja për vendin e parkimit në Lezhë, kush është autori që qëlloi në drejtim të 35-vjeçarit

1700909881_lezhe.jpg

Marjan Kola është autori i cili plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin Tonin Ndreca. Ai është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa konflikti me tyre ndodhi për shkak të sherrit për vendin e parkimit.

Ora 11:42
Sherr për parkimin e makinave, kush është 35-vjeçari që mbeti i plagosur

1700906709_lezh.jpg

Tonin Ndreca, shofer i furgonit të Laçit, ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri paraditen e sotme në Lezhë. Sipas policisë shkak për konfliktin mes 35-vjeçarit dhe shtetasit M.K, është bërë vendi i parkimit.

‘Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi M. K. banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin T. N. 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.’- njofton policia.

Ora 11:39
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë/ Shoferi u qëllua me tre plumba në të dyja këmbët

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë.

Report Tv mëson se drejtuesi i furgonit, Tonin Ndreca, vjeç, banues në Laç ka marrë tre plumba në të dyja këmbët dhe është dërguar në spitalin e Lezhës ndërsa autori është larguar.

Në vendngjarje është gjetur edhe një kaçavidë që mendohet se me të mund të ketë tentuar të goditet edhe personi që ka qëlluar më pas me armë në drejtim të drejtuesit të furgonit por nuk dihen rrethanat se si ka nisur debati.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 25/11/2023 16:50

    Kjo ashte sigurija ne shqipnin, per nje debate te ik jeta

    Përgjigju
    • Or tej: 25/11/2023 23:55

      Edhe ne londer i zaptokeni parkingjet me hunj, hekura, karrike dhe pastaj po ju parkoi kush dilni me kallasha or teeeejjjjj

    • gezim: 25/11/2023 18:03

      ndodh dhe ne londer sherri. Më besoni se Shqipëria nuk është më e pasigurtë dhe e vetmja gjë që mungon në Shqipëri është drejtësia

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve