Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët që kanë qëlluar mbrëmë me armë në drejtim të lokalit të efektivit të 'Shqiponjave' në Shkodër, Albert Pjetri.
Vlash Pjetri vëllai i efektivit të 'Shqiponjave', Albert Pjetri ka treguar detaje mbi të shtënat me armë që kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në drejtim të lokalit të të vëllait, duke zbardhur kështu edhe pistën e hetimit.
Lokali siç thotë Vlash Pjetri, ka qenë i mbyllur 1 orë para se të qëllohet me armë në drejtim të tij. Ai thotë se ata kanë dalë jashtë pasi kanë dëgjuar krismat. Si fillim kanë parë lokalin e dëmtuar dhe pasi ka shkuar grupi hetimor kanë konstatuar që edhe automjeti i vellait, Alfredit që punon me Shqiponjat është sulmuar. Makina ka qenë e parkuar në oborr.
"Si familje ne kemi qenë të gjithë nëpër shtëpitë tona dhe lokali ka mqenë i mbyllur prej 1 ore. Kemi dëgjuar krismat dhe kur kemi dalë paraprakisht kemi parë lokalin i cili ishte dëmtuar. Pasi filloi grupi hetimor hetimet. Policia erdhi sapo u njoftua. Kam thirrur vëllain që punon efektiv i shqiponjave dhe vëllain tjetër dhe kemi pa makinën se s'na shkoi mendja te makina. Kur makina është goditur kanë hapur portën dhe kanë goditur edhe makinën. Nuk dimë ti kemi bërë kujt keq sepse kemi parë punën tonë kemi punu me djersë. Këto gjëra i përkasin policisë së shtetit. Për punën që ka bërë im vëlla smund të prononcohem se ata i dinë vetë. Asnjë prej familjes tonë ska pasur asnjë konflikt përveç vëllait që punon me shqiponjat", tha ai.
Ngjarja sipas tij mundse lidhet me punën e të vëllait si efektiv i policisë.
"Skemi pasur asgjë me askënd. Qoftë dhe unë për shkak të detyres si administrator i njësisë për afër 5 vjet. Absolutisht asgjë s'kemi pasur me askënd. Ia lëmë në dorë organeve hetimore, sepose me dyshime smund të akuzon asnjeri. Lokali ska pasur kamera sigurie sepse ne jemi familje rreth e rrotull dhe e ruajme vete e skemi pasur nevojë të vëmë kamera. Me grupin hetimor ka kontaktuar vëllai edhe indicie nga më të ndryshmet por do të vërtetohet sa është e saktë. Kërcënimi ka qenë për shkak të detyrës të vëllait që është te shqiponja, pse tjetër si kemi lënë vend askujt me mbërri në këtë pikë. Nuk di që ka pasur probleme madhore sepse mund", tha ai.
Të shtënat me armë zjarri u regjistruan dje në orën 21:10 në një zonë të njohur si zona e pompave në afërsi të rrethrrotullimit të "5 heronjve" në fshatin Dobraç. Në atë orë lokali ka qenë i mbyllur.
Dëmet në lokal dhe në makinë nga plumbat
Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët që kanë qëlluar mbrëmë me armë në drejtim të lokalit të efektivit të 'Shqiponjave', Albert Pjetri.
Në kërkim janë R. P., O. P., B. P. dhe M. Sh.
Njoftimi i policisë:
Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dobraç, ku disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P.
Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
R. P., O. P., B. P. dhe M. Sh.
Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P., banues në fshatin Dobraç, Shkodër.
Vijon puna intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.