Të shtënat me armë drejt lokalit të efektivit në Shkodër, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët
Foto nga vendi i ngjarjes
Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët që kanë qëlluar mbrëmë me armë në drejtim të lokalit të efektivit të 'Shqiponjave', Albert Pjetri .
Në kërkim janë R. P., O. P., B. P. dhe M. Sh.
Njoftimi i policisë:
Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dobraç, ku disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P.
Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
R. P., O. P., B. P. dhe M. Sh.
Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P., banues në fshatin Dobraç, Shkodër.
Vijon puna intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
VIDEO
Lajmi kryesor:
Të shtënat drejt lokalit të efektivit në Shkodër, identifikohen autorët! Vlash Pjetri: Kemi punuar me djersën e ballit! Dyshojmë se sulmi u bë prej detyrës së vëllait
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
Po
51%
Jo
45.7%
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
Primaret në PD, deputeti Helidon Bushati heq dorë nga gara: Është koha për reflektim, akt përgjegjësie politike dhe morale! Ikën edhe Indrit Hoxha, anëtari i Kryesisë
18 Shkurt, 15:56
“Mos hiq dorë!” Nuk pranonte ndarjen, 34-vjeçari plagos në kokë partneren, nënë e divorcuar e 3 fëmijëve e më pas vret veten në makinë
18 Shkurt, 11:23
Shkodër, në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 47-vjeçari, lëvizte me pistoletë! Në maj 2024 plagosi të riun pas një konflikti të çastit (EMRAT)
18 Shkurt, 10:35
RENEA zbarkon në Shkodër me urdhër të SPAK! Përplasja me armë në Bushat e Masakra e Dobraçit, dy krime ende pa autor! Kontrolle në banesa
18 Shkurt, 07:49
VIDEOLAJM/ 17-vjetori i Pavarësisë, Shkodra ‘vishet’ me ngjyrat e flamurit të Kosovës
17 Shkurt, 19:42
Karnavalet e Shkodrës, një javë e mbushur me aktivitete! Festa kulmon në fundjave me paradën e madhe të maskave
17 Shkurt, 15:08
Tentoi të largohej me makinën që sapo kishte vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Shkodër
17 Shkurt, 14:26
Rrugorja e Shkodrës bën bilancin e 2 javëve të para të shkurtit: 8 të arrestuar, 365 drejtues janë ndëshkuar për parakalime të gabuara
17 Shkurt, 13:03
Në qarkun Shkodër fillojnë reshjet e borës! Qarkullimi në zona malore kryhet me goma dimërore
17 Shkurt, 09:30
Bllokimi i fondeve të IPARD ‘penalizon’ fermerët në Pukë: I nisëm projektet, por tani kemi marrë kredi!
16 Shkurt, 15:36
Shkodër/ Vjedhja e mbi 100 mijë eurove në shtëpinë e ish-mjekes, policia shpall në kërkim 2 autorët! Ja çfarë u gjetën në banesat e tyre (VIDEO+EMRAT)
14 Shkurt, 13:21
Reshje bore në qarkun e Shkodrës, qarkullimi vijon normalisht në akset Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth
14 Shkurt, 09:20