Të shtënat me armë në Pukë, kandidati i “Bashkë Fitojmë”: E bënë socialistët, killera me pagesë po indimidojnë mbështetësit e opozitës

Të shtënat me armë në Pukë, kandidati i “Bashkë Fitojmë”: E bënë socialistët, killera me pagesë po indimidojnë mbështetësit e opozitës

Pasi socialistët e akuzuan se ka gisht në të shtënat e armë në punë, ka ardhur edhe reagimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj. Ai jo vetëm e ka mohuar, por edhe i është përgjigjur me një kundër akuzë, duke i bërë vetë socialistët fajtor për këtë ngjarje.  Sipas tij, PS dhe “vrasës me pagesë” po intimidojnë mbështetësit e opozitës.

“Sa më shumë i afrohemi 14 majit, banda që ka drejtuar pushtetin vendor prej 8 vitesh, me në krye narkotrafikantin Gjon Gjonaj, përmes grupeve të armatosura, të cilat i strehon në Hotel Turizëm Puka, synon të ushtrojë presion dhe shantazh mbi banorët pukjan. Të frymëzuar nga etërit e tyre politikë, që pushteti mbahet me grykën e pushkës, natën e mbrëmshme, killera me pagesë që vërtiten të armatosur rrugëve të qytetit, duke i bërë karshillëk policisë së shtetit, kanë tentuar të intimidojmë qytetarë të lirë dhe mbështetës të opozitës.

Prej kohësh, u kemi bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të mos bien "pre" e ngordhësirës që është në grahmat e fundit, pasi kjo qënie ligë, po përdor çdo mjet për t'u grabitur qytetarëve të drejtën e lirisë së votës. Situata është tragjikomike, kur klithmave të tij për agresion, u përgjigjet në harmoni të plotë edhe shefi i Komisariatit të Policisë Pukë, i cili ngjarjen e referon në unison me deklaratën e shtabit elektoral të PS. Dua t'i bëj thirrje strukturave të policisë së shtetit, shefit të Komisariatit Pukë, të mos shfrytëzojnë pozitën e tyre, të mos bëjnë pis ngjyrën e uniformës, duke u shndërruar në militantë politikë, por të jenë në lartësinë e përgjegjësisë dhe detyrës që u ngarkon ligji.

Të nderuar qytetarë!Vullneti i lirë i juaji, përtej përpjekjeve të bandës së Gjon Gjonajt dhe individëve me precedentë penal, që i ka mbledhur rreth vetes në përpjekjen për të ushtruar presion mbi ju, do do të lexohet saktë dhe askush s'do guxojë t'a devijojë për llogari të askujt. Uragani i mbështetjes sonë qytetare, ka zgjuar instiktet kriminale të kreut aktual të bashkisë, i cili në çdo fushatë mbledh garnizone paramilitare dhe i përdor për kërcënime votuesish.

Aanjë lëkundje në misionin tonë, më 14 maj largojmë bandën nga uzurpimi i bashkisë dhe i rikthejmë instirucionin qytetarëve. Ngjarja e mbrëmshme ka vetëm një autor, Gjon Gjonajn, cili do mbahet mend gjatë për prishjen e traditave dhe vlerave të bashkëjetesës sonë qytetare dhe një bashkëpunëtor,shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, i cili është i angazhuar publikisht në fushatën e kreut të bashkisë.

Duke e dënuar ashpërsisht incidentin, apeloj kamikazin politik, Fiqiri Dani, të qëndrojë larg veprimeve me karakter shantazhues, pasi asgjë nuk i shpëton syrit dhe monitorimit tonë! Puka dhe pukjanët duan ndryshimin! Ndryshimi do vijë përmes votës së lirë dhe askush s'do guxojë ta prekë shenjtërinë e saj! Zoti bekoftë Pukën dhe pukjanët”, tha Dodaj.


Lajmi kryesor:

Të shtëna me armë në Pukë! Kryebashkiaku: Janë sulmuar mbështetës PS! Në kërkim autori 26-vjeçar, djali i ish gjyqtarit dhe krahu i djathtë i kandidatit të dyshes Berisha-Meta


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër