Të shtënat me armë në Tiranë, shkak u bë zhurma e djalit 3-vjeçar! Pas debatit me gruan se i shqetësonte fëmijën në gjumë, fqinji merr armën dhe i qëllon burrin (VIDEO)

Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Jonian Shehu. Sipas burimeve, shkak i konfliktit ka qenë zhurma që shkaktonte djali tre vjeç i autorit të plagosjes, Olsi Bllaci. Fillimisht ka qenë bashkëshortja e të plagosurit, Jonian Shehu, e cila është përfshirë në një debat me Bllacin.

Sipas saj, djali tre vjeç i familjes Bllaci shkaktonte zhurmë, duke shqetësuar djalin e saj dy vjeç, i cili ishte në gjumë. Më pas, gruaja është ankuar te bashkëshorti i saj Joniani, ku është shprehur se komshiu e ka ofenduar. Në këtë moment dy burrat janë konfliktuar, ku autori ka nxjerr armën e zjarrit tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje dhe ka qëlluar me dy plumba komshiun. Plumbat e kapën një në bark dhe një në këmbë.

Shehu ndodhet i shtruar te Spitali i Traumës jashtë rrezikut për jetën. Autori menjëherë është arratisur nga banesa, teksa është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 29/10/2022 09:34

    Rrno per me tregue.(AT Zef Pellumbi)

    Përgjigju
  • Beni: 28/10/2022 17:02

    Jepet me qera 2+1 zone e ngritur hahahaa

    Përgjigju
  • Astriti: 28/10/2022 13:37

    Made in Albania

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë