Lidhur me të shtënat me armë drejt lokalit të efektivit të "Shqiponjave" në Shkodër ka folur vëllai i Albert Pjetrit, Vlash Pjetri.

Ai është shprehur se në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person në lokal dhe se nuk ka dijeni se kush mund të kenë qenë personat që kanë qëlluar.

Vlash Pjetri ka qenë administrator i Njësisë Rrethina në Bashkinë e Shkodrës. Ndërsa vëllai tjetër i efektivit të "Shqiponjave", Nikollë Pjetri është efektiv i Policisë së Shkodrës pranë njësisë së patrullave.


Lajmi kryesor:

Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali! Biznesi në pronësi të një efektivi të 'Shqiponjave'! Vëllai i tij: Nuk e dimë se kush mund ta ketë bërë (VIDEO)