Newtown (KONEKTIKAT) - Pas gati 1 viti dalin regjistrimet e telefonatave që i janë bërë dispaçerisë së policisë mëngjesin e 14 dhjetorit të vitit 2012-të nga stafi i shkollës fillore "Sandy Hook" në momentin e të shtënave.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth 1 vit më parë brenda shkollës fillore "Sandy Hook"  kur agresoi Adam Lanza u fut në shkollë dhe nisi të qëllonte mbi gjithçka që i dilte përpara, nga të shtënat humbën jetën 20 nxënës të moshës 5 - 7 vjec dhe 6 mësues.

Ngjarja që shokoi opinionin publik të Shteteve të Bashkuara por dhe të botës mbeti e skalitur në memorien e publikut dhe vetëm 1 vit pas saj, një gjykatës nga Konektikati vendosi të bëj publike këto telefonata në interes të opinionit publik.

Në telefonata dëgjohet historia dhe tragjedia e përjetuar nga këta njerëz të pafajshmë të cilët mbetën viktima nga të shtënat. Dëgjohen dhe plagosjet por sërisht gjithça ishte e qetë, nuk kishte të bërtitura por vetëm të shtëna armësh që dukeshin sikur nuk do mbaronin kurrë, kjo sepse të gjithë ishin të fshehur dhe nga frika se mos vrasësi i zbulonte nuk nxirrnin asnjë një zë.

Ndërkohë që e gjithë skena dëgjohet nga operatorja e policisë e cila me pas dëgjohet duke thënë që të gjitha mjetet dhe njësitë të drejtohen menjëherë në shkollën "Sandy Hook" pasi diçka e rëndë po ndodhte.
Me regjistrimet e telefonatave janë publikuar dhe disa foto nga skenat e mbetura në shkollë pas të shënave. Eshtë publikuar gjithashtu dhe arsenali i madh i armëve që Adam Lanza i cili mbeti i vdekur gjithashu, kishte në zotrim.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)