Të shtunën klasikja Bayern-Dortmund
Rumenige: Më e mirë se Barça-Real

Të shtunën klasikja Bayern-Dortmund<br />Rumenige: Më e mirë se Barça-Real
“Do të luajnë dy ekipet që kanë dominuar futbollin gjerman në 10 vitet e fundit, kanë shënuar prezencën e tyre ndërkombëtare dhe me duelin në finalen e Champions-it në Londër (2013) arritën pikën kulminante të tij. Unë e shoh këtë rivalitet shumë pozitiv”.

Kështu e ka komentuar shefi i Bajernit, Karl-Hainc Rumenige, klasiken e së shtunës mes skuadrës së tij dhe Dortmundit.

Por, pavarësisht se gjatë intervistës së tij për “SportBild”, Kalle pranon se në aspektin sportiv, klasikja e Gjermanisë mund të jetë ende larg asaj BarcelonaReal, ai shton se “El Clasico” e Spanjës nuk duhet marrë kurrsesi si një model për këtë duel:

“Ne kemi krijuar një atmosferë sportive për klasiken në Gjermani dhe shembulli negativ në Spanjë është se kur drejtuesit e Realit dhe Barcelonës janë të ulur së bashku, gjithçka është super. Por, kur flet me ta vetëm, atëherë do të dëgjosh opinionet e tyre të vërteta, të cilat mund të jenë të këndshme për publikun dhe mediat, por nuk e ndihmojnë kurrsesi atmosferën”.

Dhe, duke u ndalur te kjo temë, Rumenige pranon se Gjermania nuk ndihet e kërcënuar vetëm nga Anglia, por tani Bundesliga ka nisur të shqetësohet edhe për rrogat e La Ligës, veçanërisht pas rinovimit të fundit faraonik të Kristiano Ronaldos. Ai pranon se Bajerni e ka të pamundur të krahasohet me shifra të tilla:

“Premier Liga nuk është i vetmi kërcënim kur bëhet fjalë për rrogat e larta, por e njëjta gjë vlen edhe për Spanjën. Reali sapo ka rinovuar me 3 lojtarë dhe Ronaldo tani fiton 20.5 milionë euro neto në vit. Nuk ka asnjë lojtar në Bundesligë që të fitojë një shifër të tillë neto. Por ka një model biznesi që fshihet pas kësaj. Ata nuk duan që lojtarët e tyre të largohen drejt Anglisë. Florentino Perez e urren kur një lojtar i tij merr ofertë nga një klub tjetër, në veçanti kur ai klub është anglez”.

Rumenige konfirmoi se në zgjedhjet e 25 nëntorit, Uli Hënes do të rikthehet në krye të presidencës së klubit. Ai tha se nuk ka asnjë dyshim se në votimin e Asamblesë mund të ketë surpriza./panoramasport

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve