Të shtunën rinisin riatdhesimet, Rama: Paketa do të jetë e arsyeshme, kosto optimale për karantinimin në hotele

Të shtunën rinisin riatdhesimet, Rama: Paketa do të jetë e arsyeshme, kosto optimale për karantinimin në hotele

TIRANE-Kryeministri Edi Rama shprehet se qeveria ka bërë gati një paketë për fazën e dytë të riatdhesimeve që do të nisë ditën e shtunë në datë 18 Prill. Sipas tij, paketa do të jetë shumë e arsyeshme për ata që duan të riatdhesohen dhe qeveria do të bëjë gjithçka mundet që kostoja financiare, të jetë optimale brenda kushteve ku po jetojmë e po veprojmë të gjithë. Ai thotë se nuk do të tërhiqemi nga kushti i karantinimit të detyruar në hotel, pasi vetëm kështu do të mbrojmë qytetarët nga një tjetër valë infektimi që mund të vijë.

"Një shembull konkret pse riatdhesimi në këtë fazë duhet të jetë absolutisht i kontrolluar: Singapori u mbajt si shembulli më fantastik i përballjes me epideminë, me numrin mē të vogël të të infektuarve e të të vdekurve për numër popullsie. Por gjërat u përkeqësuan kur u lejua riatdhesimi i pak më shumë se 500 studentëve, të cilëve i'u kërkua të vetëkarantinoheshin në familje, pa futur në karantinë gjithë familjen. Numri i të infektuarve u rrit ndjeshëm, përmes familjarëve të të riatdhesuarve dhe ky ishte një mësim, jo vetëm për Singaporin po edhe për vendet e tjera, të cilat fillimisht ulën ndjeshëm numrin e të riatdhesuarve, duke i detyruar të karantinohen në hotele dhe pastaj filluan të ndalonin fare riatdhesimet.

Ne do të rihapim rrugën e riatdhesimeve siç e kemi bërë publike dhe nuk do të tërhiqemi nga kushti i karantinimit të detyruar në hotel! Por ju lutem të gjithë atyre të cilët nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të lexojnë, nuk duan të kuptojnë se pse, kjo rrugë është e vetmja dhe s'ka një rrugë tjetër për të mbrojtur popullin e vendin tonë nga një valë e re infektimi, që të paktën, përpara se sa të shajnë e të mallkojnë a thua se kjo është punë qejfi apo dëshire e qeverisë për t'ua vështirësuar riatdhesimin, të të bëjnë edhe njëçikë durim derisa ta shohin konkretisht paketën e riatdhesimit!

I siguroj që paketa do të jetë shumë e arsyeshme për ta dhe qeveria do të bëjë gjithçka mundet që kostoja financiare e riatdhesimit, të jetë optimale brenda kushteve ku po jetojmë e po veprojmë të gjithë. Boll me sharje, me akuza, me hesape në hava e me mallkime, sepse kjo është koha që provon se sa di secili të jetë një shqiptar i mirë që sheh përtej hundës së vet dhe që nuk e kthen në argument mllefin apo mosinformimin për atë që flet" tha Rama.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi dje se të gjithë ata që duan të kthehen të atdhe karantinën do ta bëjnë në Durrës në disa hotele në qytetin bregdetar. Por si duhet të veprojnë shqiptarët? Ministrja sqaroi të gjithë procedurën hap pas hapi me aplikimin që duhet të bëhet te faqja e Air Albania-s, por edhe pagesën. Karantina në Durrës do të jetë 14 ditë me lekët e vetë atyre që duan të rikthehen.

Sistemi elektronik për rezervimet online për hotelet dhe biletën do të jetë gati nga dita e enjte në orën 10:00. Gjithashtu ministrja tha se me avionin e Air Albania nga Tirana në Romë drejt Italisë mund të udhëtojnë qytetarët italianë apo shqiptarë që kanë leje në vendin fqinj.  Në fund të marsit u realizua faza e parë e riatdhesimeve për kategoritë me emergjente që i zuri mbyllja e kufijve jashtë atdheut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/04/2020 02:40

    /ARSEN/po tashpjegoj:disa shqiptare te kthyer nga Italia o Greqia e kane thyer karantinen dhe jane gjobitur ,po keshtu para disa ditesh nje i kthyer nga Greqia i karantuar ne hotel te paguar nga nje organizate nuk duroi dhe theu karantinen dhe u gjobit o u arrestua me duket.Policia nuk mund te rruaj ore e minute levizjet e njerezve ne shtepia ,por ne hotel mbaheni ne kontrroll me lehte,packa se rendon ne xhepin e emigranteve.

    Përgjigju
  • ARSEN KISHNAPOLI: 15/04/2020 18:08

    Po mire une personalisht kam shtepine bosh pa asnjeri, perse duhet ta beje karantinen ne qytetin e Durrsit dhe jo ne shtepine time, mund te me kontrollojne si te duan per rregullat e karantines, por jo te me detyrojne me zor te rri ne hotel pasi ashtu i intereson atyre. Ju lutem po patet mundesi mundet te me ktheni nje pergjigje ose ku mund te telefonoj qe te marr pergjigje.

    Përgjigju
  • Geni: 15/04/2020 17:34

    Nje vendim shume i mire. Shqipetaret nuk dine dhe as nuk duan dhe as nuk kane per ta respektuar vetekarantinimin. Me mire do ishte qe kostoja e vetekarantinimit te ndahesh me shtetin, te pakten per ata qe nuk kane te ardhura. Kjo duhet te ishte bere qe ne fillim marsi. Sot perveç kostove te karantinimit nuk do kishte mbyllje te Shqiperise.

    Përgjigju
  • Skender: 15/04/2020 17:18

    Me Rumania cdo person si vinte nga jasht u vet izolote me shtepin e tij po policia e kontrollonte shpesh a ishte ne shtepi cfar do kohet the ne qofte se gjente me shtepi € 6000 gjob .

    Përgjigju
    • Nick: 16/04/2020 10:14

      Jo ore vella nuk lehen te vetizolohen se esht shum e rrezikshme pasi ata vit te familja kur vin dhe mund te jet shum fatale me mir ne hotele te monitorur me police 24 ore i ka bere planet Edi Rama fort me mir se cdo shtet tjeter mos flisni budallalleqe ketu kur skeni asnje lloj dienije

  • Eleonora: 15/04/2020 17:00

    Ku do i gjejne leket .Keshtu i ndihmon shtetasit e tu ti kryeminister.Po karantinen e Durresit ku e ke apo ne leter apo 3D se nuk po duket asgjekundi.leri ore te hyn dhe kontrolloi me polici ne qytetet e tyre per cfare i paguan policet e zones .Opo ti ke ik nga truni fare.Ne vend ti ndihmosh po i gropos po kan jave te tera italise njerezit pa lek pa buk ku do ti gjejne te paguajne hotelet 50 euro nata plus te ngren aty ne durres e tiran

    Përgjigju
  • Luani: 15/04/2020 16:43

    Qeveri e ndyr tere europa i mori njerzit dhe po i mer pse genjeni

    Përgjigju
    • Hako: 15/04/2020 18:07

      Falas nuk ka asgje.Doja te te beja me dije qe, italia kur i terhoqi qytetaret e vet nga Shqiperia, i beri qe te paguajne bileten Tirane-Rome 220€.

  • suela: 15/04/2020 16:42

    po ku do ti gjejne leket qeveri fashiste ekstremiste djath nga ato rracistet

    Përgjigju
    • Faredin: 16/04/2020 10:01

      Po na tregon Italine .Italia vendi me i korruptuar i Evropes.politikanet me te paguar ne bote.dhe kerkojne ndihma nga Evropa.por Evropa i njeh mire.Qeverite jane per te xhvatur sa me shume popujt.

  • Renato: 15/04/2020 16:39

    jam me makine me qera te mare ne shqiperi .jam bllokuar ne itali jam ne hotel qendroj prej 4 javesh.Nuk kam me te paguaj as te ushqehemi.ne hotel rim pa lek se nuk na nxjerrin dot .ditet e qendrimit po na mbarojne. qeradhenesi i makines me mer ne tel do makinen dhe parat kush do mi paguaj ditet e makines a mi paguan shteti ditet qe me ka bllokuar.po tragetet do fillojne pune per riatdhesimin ton.ham shum veta te bllokuar me makina.Jam me gruan dhe dy femije.mar ne tel ambasaden nuk na pergjigjet.Ministria e jashme nuk na ndihmon.po trageti vlores apo i durresit a na i mundeson riatdhesimin.Ju lutemi beheni lajm personat e bllokuar me automjete si do riatdhesohen?

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/04/2020 16:20

    Ky luane me zjarrin, thotë qe karantina do jetë e detyruar qe të mos infektohemi ne të tjeret nga jorgjete e xhovanet qe vijnë në atdhe, nderkohe qe eshte shume e thjeshte: LERI ATJE KU JANE jorgotë qe të mos na semurine!

    Përgjigju
    • Kafsha: 16/04/2020 00:03

      Jorgote të rrine në atdheun e tyre nuk kanë asnjë pune të vinë në Shqiperi të na semurine

    • zen: 15/04/2020 22:14

      Po me mire bej testin serologjik sa hyn kufi dhe pago mjekun 50 euro se sa te paguash hotelet me uje depozitash dhe pa restorant te durresit per 14 dite apo do marre ndonje 10% qeveria nga fitimi ? Meqe nuk do vine polake e kosovare kete vit po krijohet skema e turizmit pandemik !!!!!

    • Dukesh qe je k...: 15/04/2020 16:40

      O idiot, te gjithe kan te drejte te kthehen ne vendin e tyre o rrace m...

    • jorgua jam: 15/04/2020 16:31

      po te ishe ti ne vendin tim i bie dhe une te flisja po ashtu dhe per ty .Ne jemi popull injorant na ka zene syte politika na ka mbyt injoranca

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë