Instituti Italian i Kulturës në Tiranë prezanton edicionin e tretë të aktivitetit “Të studiosh në Itali”,  gjatë të cilit universitetet italiane do të prezantojnë ofertat e tyre arsimore për studentët shqiptarë.

 Në një konferencë për gazetarët, Drejtorja e këtij Instituti Adriana Frisenna tha se aktiviteti është një mundësi për të rinjtë shqiptarë për të krijuar kontakt të drejtpërdrejtë me  universitet italiane dhe nxitjen e shkëmbimeve studentore Itali-Shqipëri.
 
“Kjo është një një mundësi shumë e mirë për të njohur hapësirat e studimit në Itali dhe gjetjen e alternativës që u përshtatet studentëve shqiptarë. Do të kemi përfaqësues të  universiteteve nga shumë rajone të Italisë që veçse do të prezantojnë specifikat e studimit atje, do të jenë gjithashtu në dispozicion për takime individuale pranë stendave”,  tha Drejtorja e Institutit.
 
“Të studiosh në Itali” është një bashkëpunim i Institutit me Bankën Venneto në Shqipëri, drejtori i së cilës, Daniele Scavaortz, e quan bashkëpunim me prespektivë të madhe  për rritjen profesionale të studentëve shqiptarë.

Për të gjithë të rinjtë shqiptarë të interesuar për studimet në Itali, aktiviteti do të zhvillohet të shtunën e 18 Prillit, ora 09.30, pranë Hotel Tirana International.

instituti italian
 
  Redaksia Online
  (Alt.H/shqiptarja.com)