Bayern Mynih nuk është i interesuar për të blerë Cristiano Ronaldo-n. Në këtë përfundim ka dalë gazeta gjermane ‘Bild’, që saktëson se klubi bavarez nuk e ka në plan 37-vjeçarin sidomos, pasi pak ditë më parë firmosi me sulmuesin e Liverpool Sedio Mane.
Thashathemet për largimit e pesë herë fituesit të ‘Topit të Artë’ nisën në Portugali, me pretendimin se Cristiano nuk është i kënaqur me lëvizjet e klubit në merkato, duke qenë se deri më tani asnjë prej emrave të përmendura nuk është transferuar në ‘Old Traford’.
Komento