Të vetmit në Shqipëri, Dinamo uron Partizanin për titullin kampion: Presim rastin të përballemi me ju

Të vetmit në Shqipëri, Dinamo uron Partizanin për titullin kampion: Presim rastin të përballemi me ju

Festa e Partizanit

Klubi i Dinamos është ndër të vetmit në Shqipëri që ka uruar Partizanin për titullin kampion të këtij sezoni. Blutë e kryeqytetit përgëzojnë punën e të kuqve, teksa nuk harrojnë të hedhin dorezën e sfidës për sezonin e ri. Dinamo edicionin që vjen do jetë pjesë e Superligës, teksa u rendit në vendin e dytë (pas Skënderbeut) në Kategorinë e Parë.

"Futboll Club Dinamo dhe presidenti Adrian Bardhi uron FK Partizanin për fitoren e titullit kampion. Përgëzojmë punën e presidentit Gazment Demi dhe i dëshirojmë suksese të kuqve në Europë. Gjithashtu, presim rastin të përballemi denjësisht në derbin historik gjatë ndeshjeve të sezonit të ardhshëm", shkruan Dinamo në urim.

Kujtojmë se Partizani fitoi për herë të 17-të titullin kampion në Superligë, duke mbyllur renditjen me pikë të barabarta me Tiranën, 67. Falë ndeshjeve direkte, të kuqtë siguruan një tjetër trofe në muzeun e sukseseve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni