Të vjetrit e PD refuzojnë të drejtojnë
seancën e parë, i kalon Besnik Bares

Të vjetrit e PD refuzojnë të drejtojnë<br />seancën e parë, i kalon Besnik Bares
Deputetët më të vjetër në Kuvendin e ri janë nga radhët e Partisë Demokratike si ish-kryeministri Sali Berisha, Halim Kosova dhe Tritan Shehu. 

Asnjë prej tyre nuk ka pranuar të drejtojë seancën e parë të Kuvendit. Ashtu si 4 vjet më parë, edhe këtë herë deputeti më i vjetër demokrat, Berisha ka refuzuar të jetë ai drejtuesi i kësaj seance të parë.

Neni 1 i rregullores së Kuvendit parashikon që deputeti më i vjetër në moshë të drejtojë mbledhjen e parë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. 

Por këtë herë, refuzimi i demokratëve ka qenë në bllok edhe për një arsye tjetër, kandidimi i Gramoz Ruçit për kryetar të Kuvendit. 

Shqiptarja.com ka mësuar se në kushtet kur tre deputetët demokratë kanë refuzuar të drejtojnë seancën e parë të Kuvendit, seanca do t'i besohet deputetit socialist Besnik Bare. 

Seanca konstituive e Kuvendit pritet të zhvillohet të shtunën në orën 10:00.

Gjatë kësaj dite pritet të zhvillohen dy seanca, ajo konstituive gjatë paradites, kur priten të verifikohen mandatet e deputetëve nga një komision i posaçëm dhe seanca e dytë në orën 18:00 kur do të zgjidhet Gramoz Ruçi kryetar i Kuvendit.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit