Teatri Eksperimental 'Kujtim
Spahivogli' shfaq “Shërbëtoret”

Teatri Eksperimental 'Kujtim<br />Spahivogli' shfaq “Shërbëtoret”<br>
Drama “Shërbëtoret” e dramaturgut Jean Genet që luhet nga aktoret: Laura Nezha, Dasara Xhangolli, Ilirda Bejleri do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në datat 20, 21 e 26 janar. Shfaqja do të jepet në sallën e re “Gete”. 

Drama me regji të Kiço Londos zhvillohet përmes një intensiteti të madh emocionesh dhe ngjarjesh. Tre aktoret arrijnë t’i japin spektatorit të gjitha rrethanat e dramave sociale dhe shpirtërore që kanë pushtuar të rinjtë e varfër.

Shërbëtoret e urrejnë, por edhe e dashurojnë zonjën e tyre. Ato i kanë denoncuar të dashurin përmes disa letrave anonime. Kur zotëria lihet i lirë, nuk dinë si të humbasin gjurmët. Të frikësuara ato përpiqen ta vrasin zonjën, por dështojnë.

Në kulmin e dëshpërimit, dy vajzat e reja përpiqen të vrasin  njëra-tjetrën, që faji t’i mbetet të vdekurës. Kjo është drama sociale që tri aktoret e shfaqin me një vërtetësi të dhimshme. Kostumografia dhe skenografia e bëjnë më të afërt komunikimin me publikun. 

Ky produksion vjen si bashkëpunim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me Ambasadën Franceze në Tiranë në kuadër të projektit “Festivali i Teatrit francez” për rajonin Elbasan – Korçë.

Tetari eksperimental do të vijojë të shfaq ndërkohë edhe komedinë "Boeing Boeing" në sallën Molier deri të dielën, duke vijuar në datat 18, 19, 20 e 21 janar. Gjithashtu në skenën e madhe të këtij institucioni do të jepen dy premiera të reja për fëmijë "Matilda" dhe "Safari i Livias", të shtunën dhe të dielën më 20 dhe 21 janar në orët e paradites.

Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur