Teatri i Kukullave mbyll sezonin me shfaqje në 10 fshatra, Sulstarova: Kemi nevojë për më shumë hapësira

Fatjon Sulstarova, drejtori i Qendrës Kombëtare për Fëmijë edhe Teatrit të Kukullave rrëfen eksperiencën e artistëve pranë fëmijëve në dhjetë fshatra të Shqipërisë. Ai na tregon se për herë të parë këta fëmijë kanë shijuar magjinë e kukullave, duke u argëtuar me lojën e artistëve. Prandaj, ai mendon se duhet bërë më shumë për edukimin e tyre nga të gjitha institucionet e kulturës në vend

 “Ishte një eksperiencë mjaft e mirë. Unë doja që fillimin e komandimit tim të detyrës sime të bënim diçka të re. Edhe këtë e nisëm me turet në fshatra. Dua që të them se fëmijët e fshatit sot kanë shumë nevojë për jetën artistike edhe kulturore. Prandaj mendoj se të gjitha institucionet duhet që ta ndërmarrin këtë iniciativë për edukimin e tyre. Ky tur veror kësaj here u shtri në dhjetë fshatra. E nisëm në fshatin Zogaj, vazhduam në katund të vjetër. Në Linë të Pogradecit, në Lazarat etj. Asnjë punë nuk mund të bëhet vetë, kjo donte një staf të mirë, që unë e kisha. Vështirësia ishte thjesht në organizimin e aktivitetit më mësuesit edhe fëmijët. Aktivitetet u zhvilluan paradite, sipas edhe kërkesës së fëmijëve”, shprehet drejtori i Teatrit të Kukullave, Fatjon Sulstarova.

Ky projekt do të përsëritet sërish edhe në muajit e dimrit apo gjatë festave të ndryshme. “Krahas teatrit fëmijët patën mundësi që të shihnin edhe një ekspozitë lëvizëse, që e kanë realizuar fëmijët e QKK-së, por edhe të pikturonin impresionet e tyre rreth fshatit të tyre. Krahas kësaj, fëmijëve iu dhuruan edhe libra. Fëmijët kishin shumë nevojë për libra edhe për shfaqje. Për herë të parë ata panë teatër me kukulla. Ishin të habitur edhe shumë të emocionuar”, tha ai.

Sulstarova në tregon edhe kalendarin që ka përgatitur për sezonin e ardhshëm. “Për sezonin e ardhshëm kemi përgatitur një kalendar të ngjeshur. Do të vendosim në skenë premierën e parë, ‘Aladinin’, legjendat shqiptare, edhe do të kemi edhe një premierë tjetër, sikundër edhe festa e fundvitit që bëhet në dhjetor. Për vitin 2020 kemi disa projektet madhore, me kosto shumë të lartë, por kemi edhe dakordësin e Ministrisë së Kulturës”.

Ndërsa, mendon se Teatri i Kukullave ka nevojë për më shumë hapësira. “Teatri i Kukullave momentalisht është shumë i vogël, ka nevojë për më shumë hapësira. Numri i vendeve është shumë i vogël, ndërsa interesi është shumë i madh edhe pse çdo fundjavë bëhen dy shfaqje. Nga 100 spektatorë që ulen, 50 janë fëmijë, sepse ata vijnë më prindrit. Është akoma herët, por është shumë e nevojshme, që të ketë një teatër të ri edhe dinjitoz, për Teatër Kukullash. Unë mendoj se duhet një teatër i ri për fëmijët. Është shumë e nevojshme”, vijon ai.

Sezoni i ri artistik i shfaqjeve në Teatrin e Kukullave fillon në muajin shtator.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu