COVID 19/Artistët apel për më shumë ndërgjegjësim personal me muzikë, poezi dhe parodi për jetën

 COVID 19/Artistët apel për më shumë ndërgjegjësim personal me muzikë, poezi dhe parodi për jetën

Ne foto artistet shqiptare

Parodi, poezi, shprehje, këngë edhe muzikë për jetën. Të gjitha këto vijnë përmes angazhimit të artistëve shqiptarë në këto ditë të vështira pandemie. E teksa duket sikur jeta ka nisur që të lulëzojë sërisht bashkë me lulet e kësaj pranvere, ata bëjnë apel për më shumë shpresë edhe optimizëm me artin e tyre, që kësaj here nuk vjen vetëm nga shtëpia. Parodistët e Vlorës kësaj here kanë shkuar në Shtëpinë e Fëmijëve në Vlorë, për parodinë “Jeta rinis”, muzika e së cilës vjen nën kompozimin e Artur Dhamos.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:56
“Jeta po rinis”, parodistët e Vlorës mesazhe optimiste nga Shtëpia e Fëmijës në Vlorë! (VIDEO)

Dy humoristët Afrim Agalliu dhe Agron Hamo sjellin një parodi për jetën. Kësaj here dy parodistët e Vlorës kanë zgjedhur që këtë mesazh shprese ta përcjellin nga Shtëpia e Fëmijës në Vlorë. Parodia e ideuar nga dy artistët vjen nën muzikën e kompozuar nga Artur Dhamo. Bashkëpunimet e këtyre tre artistëve gjatë kësaj periudhe pandemie nuk kanë munguar. Por, kompozitori Dhamo ka qenë i angazhuar për artdashësit, me muzikë për këngën e lehtë dhe popullore vlonjate, ashtu sikundër edhe me muzikë për humorin e hollë.

Ora 15:51
“Hallelujah”, njëzëri nga artistët e vegjël të Qendrës Kulturore për Fëmijë (VIDEO)

Artistët e vegjël, të cilët gjatë kësaj periudhe kanë qëndruar në shtëpi, nën drejtimin e drejtuesit të Qendrës Kombëtare Fatjon Sulstarovës, kanë sjell nga shtëpia këngë dhe balet

Ora 15:48
Artistët korçarë apel me “Himnin e jetës” së Shën Terezës (VIDEO)

“Jeta është një shans kape”! Disa nga shprehjet më të zgjedhura për jetën nga Shën Tereza vijnë kësaj here nën interpretimin e ndierë të aktorëve të Korçës. Artistët korçarë nga Zamira Kita, Sotiraq Bratko tek Ligoraq Riza bëjnë apel nga shtëpia, që të mos dorëzohemi në këtë situatë të vështirë.

Ora 15:45
Tre artiste shkodrane këndojnë “Il canto della terra” të Andrea Bocelli-t (VIDEO)

Tre artistet shkodrane, të cilat jetojnë në Bosnje-Hercegovinë Arvida Kullolli në violinë, Marjola Lishi në piano në Holandë edhe Klodiana Brahimi në Itali kanë bashkëpunuar së bashku për të sjell këngën “Il canto della terra” (Il kanto dela terra) të Andrea Boçelli-t.  Këngëtarja lirike Klodiana Brahimi bën apel që qytetarët të tregojnë më shumë ndërgjegjësim në këtë periudhë të vështirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë