Teatri i ri, Imami: Disa aktorë u
nxitën nga PD të protestojnë

Teatri i ri, Imami: Disa aktorë u<br />nxitën nga PD të protestojnë<br>
Aktori, Artan imami shprehet mjaft entuziast për projektin e ri të Teatrit Kombëtar. Ai ka deklaruar: ” Njeriu përfiton emocione kur sheh një projekt të tillë.Për mua është një vepër jashtëzakonisht e bukur, ajo zonë është në një prej vendeve nga mëtë lakmuarit të Tiranës. Futet brenda një kompleksi që ka ajër, që ka frymë, ka linja moderne, ka qarkullim të madh njerëzish dhe ka për ta kthyer teatrin në vendin më të bukur të Tiranës”, thekson aktori Imami.

Imami tha se godina aktuale e Teatrit Kombëtar është një kapanon i gjatë që ka një ballinë si ato të Durrës-Tiranë.” Si Godinë, ajo është një turp.”- tha Imami. " Pala tjetër ka shpërthim emocionale, pa ndonjë sens të caktuar. Ka dhe njerëz që bëjnë garë kush thotë budallallëkun më të madh, po kjo është puna e tyre. Disa janë të sponsorizuar për të protestuar nga Partia Demokratike. Projekti është i mrekullueshëm. Për mua do të ishte një ëndërr që t’ia arrija të luaja në këtë shtëpi të re të kulturës.”- tha Imami.

I pyetur mbi akuzën ndaj studios për plagjaturën e projektit, Imami iu përgjigjj  jo pa ironi se: “ Nëse një emër i madh i arkitekturës si studioja Bjarke Ingels Group, që po ndërton stadiumin e ri  të Barcelonës dhe ridizenjijmin e Qendrës Botërore Tregtare në New York i paska pëlqyer aq shumë idea sa u bë hajdute, aq më shumë duhet të këmbëngulim që të bëhet ky projekt, sepse duhet të jetë shume i mirë”, ka shprehur Imami.  

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi