Ambasadorja e Evropës, Romana Vlahutin, gjatë një takimi të zhvilluar në Fier ka folur edhe për çëshjten e Teatrit të Ri Kombëtar.
Kemi marrë letra dhe kërkesa që kanë të bëjnë me këtë çështje. Jemi duke bërë një analizë të bazës ligjore. Këshilla ime do të ishte që të dëgjoni qytetarët tuaj, flisni me ta për të gjetur zgjidhje në përfitim të këtyre qytetarëve. Përgjigja jonë do të vijë pas një analize të thellë lidhur me çështjen e Teatrit. Por duhet të diskutohet me qytetarët.
Romana Vlahutin, ambasadorja e BE-së
Para pak ditësh, pas miratimit të projektligjit nga Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për çështjen e ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar.