Teatri Kombëtar, opozita bojkot dhe letër Ruçit: Nesër të miratohet dekreti, jo drafti me ndryshimet e PS

Teatri Kombëtar, opozita bojkot dhe letër Ruçit: Nesër të miratohet dekreti, jo drafti me ndryshimet e PS

Petrit Vasili dhe Edmond Spaho

TIRANE-Kryetari i grupit të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili i kanë dërguar një letër kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruci duke i kerkuar që të mos pranojë nesër në seancë plenare që të miratohen ndryshimet në ligjin për Teatrin Kombëtar. Vasili dhe Spaho kërkojnë nga Ruçi që nesër të votohet vetëm dekreti i Presidentit Meta ‘pro’ që rrëzon ligjin për Teatrin Kombëtar, por jo variantin e ri me ndryshimet që ka propozuar shumica dhe që kaloi dje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. 

PD dhe LSI e cilësojnë shkelje procedurën parlamentare që ndoqi shumica për të amenduar dekretin. Sipas tyre me votimin pro të dekretit të Metës ligji ra dhe për të miratuar një ligj të ri, procedura duhet që të fillojë nga e para, pra nisma të dorëzohet nga një grup deputetësh, të futet në kalendar dhe më pas të kalojë në komisione për shqyrtim dhe në fund në parlament. Një praktikë e tillë, sipas opozitës nuk i heq të drejtën Presidentit për të vendosur veton mbi ligjin, pasi me procedurën që po ndiqet aktualisht i hiqet.

Por kjo nuk është hera e parë që amendohet një dekret. REPORT TV sjell disa raste kur ka ndodhur që është pranuar dekreti i Presidentit të Republikës dhe janë bërë ndryshime në ligj. Socialistët do të votojnë nesër ligjin e ri për Teatrin Kombëtar i cili ju jep të drejtë edhe kompanive të tjera të marrin pjesë në garë.

Rama, Ruçi e Veliaj u takuan për rreth një orë në mëngjes për detajet e këtyre ndryshimeve, ndërsa nga selia blu, Basha i njoftoi deputetët me telefon se nuk do të merrnin pjesë në seancë plenare edhe pse e kishin quajtur vijë të kuqe, por do të zhvendoseshin në Vlorë për mbledhjen paralele të Kuvendit duke vijuar bojkotin.

Letra e Vasilit dhe Spahos per kryetarin e Kuvendit

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 19/09/2018 23:39

    Njeri buf pule tjetri buf kenete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja