Teatri “Migjeni” i Shkodrës sjell
“Tartufin” në Teatrin Kombëta

Teatri “Migjeni” i Shkodrës sjell<br />“Tartufin” në Teatrin Kombëta
Teatri "Migjeni" ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar këtë fundjavë një nga komeditë më në zë, të Molierit "TARTUFI". Në këtë komedi me regji të Kushtrim Bekteshi e kostumet e Samka Ferrit do të luajnë aktorët Besfort Berberi, Pjerin Vlashi, Rita Gjeka, Krist Lleshi, Jozef Shiroka, Sara Smaja, Simon Shkreli e më gjerë. Komedia është mbështetur në tekstin origjinal të komedisë “Tartufi” të Molieri e shkruar në vitin 1664. Pjesa ka pësuar adaptime dhe rishkrime të lehta.

Ngjarjet zhvillohen në shtëpinë e Orgonit. Gjithçka ka filluar të ndryshojë pas ardhjes së Tartufit, i cili i maskuar nën petkun e një besimtari të devotshëm ka arritur ta magjeps Orgonin dhe nënën e tij (Zonjën Pernelë). Përkundër përpjekjeve të familjarëve për t’ia ‘hapur sytë’ Orgonit, ai jo vetëm që nuk tundet nga besimi se në shtëpi ka futur një njeri të shenjtë, por përkundrazi vendos ta ndajë vajzën e tij Marianën nga i dashuri i saj Valeri dhe ta martojë me Tartufin; acaron raportet me Dorinën dhe Kleantin – miqtë e tij më besnik; dëbon djalin Damisin nga shtëpia duke ia mohuar trashëgiminë dhe në fund vendos që gjithë pasurinë t’ia falë Tartufit. 

Tartufi, duke mos i mjaftuar vajza e Orgonit dhe trashëgimia e pasurisë, përpiqet ta josh edhe Elmirën – gruan e Orgonit. Elmira, duke e parë se burri i saj është verbuar fare pas mashtruesit Tartuf, vendos t’i përgjigjet joshjeve të Tartufit duke e detyruar Orgonin që gjithë këtë lojë ta ndjek nga një vend i fshehur.  Kur Orgoni më në fund bindet se në shtëpi ka futur një hipokrit dhe vendos ta dëbojë nga shtëpia, vonë e kupton se tanimë jeta e tij dhe e famijes së tij është në dorën e Tartufit, i cili është në gjendje të shkatërrojë çdo kënd që mund t’i bëhet pengesë në realizimin e ambicjeve të tija të sëmura për para, femra dhe pushtet.
tartufi
tartufi

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.