MetroFest Edicioni 7 çelet me një shfaqje të jashtëzakonshme me tekst nga Jeton Neziraj, nën regjinë e Kushtrim Koliqit, duke interpretuar aktorët Ilire Vinca, Bujar Ahmeti dhe Kosovare Krasniqi. “Teatri Metropol ju pret këtë fundjavë, me shfaqjen “Babai dhe Babai”. Një dramë plot emocione nga Jeton Neziraj me regji të Kushtrim Koliqit”, shkruan kryebashkiaku Veliaj
Ky projekt teatror trajton me shumë ndjeshmëri çështjen e personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. Nëpërmjet historisë së Dinit, Sarës dhe Lolës, shfaqja na çon brenda jetës dhe sfidave të një familjeje të dukshme normale.
Por pas kësaj dukshmërie, zbulohet një palumturi e pashpjegueshme që i ka mbërthyer ata përjetë. “Babai dhe Babai”, në dukje një dramë për sfidat e zakonshme të jetës së një familjeje, na zbulon një histori tronditëse dhe një traumë të thellë shoqërore, një plagë që ka ngelur e pashëruar dhe e cila personazhet i mban peng, përgjithmonë. Këtë shfaqje nuk e duam vetëm për talentet që sjell në skenë, por edhe për ngjarjet që na bëjnë të reflektojmë. Është një thirrje për t'i mbajtur ata që i duam pranë nesh, dhe për të ndarë ngjarjet që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin tonë. Kjo është një dramë që na sjell përballë me realitetet e hidhura të jetës, vetminë dhe mërzinë, por edhe me dashurinë dhe lidhjen mes njerëzve, edhe kur ata janë të plagosur. Është një reflektim për ata që duam t’i mbajmë afër, pavarësisht sfidave.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.1%
-
Të gabuar
4.1%
-
S'më intereson
9.7%
Vota total: 1118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bashkia e Tiranës, 3 bursa për studentët në Kolegjin e Europës, Veliaj: Investim që do ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre
20 Korrik, 13:46
-
Bashkia e Tiranës ngre Çadrën e Kujdesit në sheshin 'Skënderbej', Veliaj: Matje tensioni dhe ujë falas për qytetarët
20 Korrik, 10:29
-
Veliaj: Kamza dhe Tirana do të lidhen me disa ura të reja, do të jetë aksi më i madh ekonomik
19 Korrik, 17:08
-
Veliaj nderon ish-ambasadorin Arvizu me ‘Çelësin e Qytetit’: Avokat dhe promotor i përjetshëm i Shqipërisë dhe Tiranës
17 Korrik, 13:51
-
Veliaj: Së shpejti, dy hapësira të reja për varreza publike në Tiranë
16 Korrik, 15:13
-
Merr formë Zona e Lirë Ekonomike, TEDA! Veliaj: Lehtësi për bizneset, gjenerohen 5 mijë vende pune
16 Korrik, 14:02
-
Veliaj pret skuadrën Olimpike të Tiranës: Investimet në sport po sjellin masivizim! Luiza Gega: Bashkia e Tiranës, një derë e hapur për sportistët
15 Korrik, 16:58
-
Veliaj me të rinjtë socialistë: PS e vetmja forcë që mbështet rininë, përballja me ide e çon vendin përpara
14 Korrik, 13:34
-
Lojërat Olimpike, Veliaj pret dy mundësit e Tiranës: Ngritja e flamurit të Shqipërisë është përgjigjja e duhur për ata që e djegin
13 Korrik, 22:58
-
Pas 20 vitesh degradim, Veliaj: Pishinat e Akuadromit u transformuan, pagesa për pastërtinë e mirëmbajtjen
13 Korrik, 15:56
-
Protesta e opozitës me molotovë, Veliaj: Djegësit e flamurit dhe përdhunuesit e institucioneve meritojnë të ndëshkohen në zgjedhje
12 Korrik, 12:18
-
Veliaj: Zgjidhni punën, jo ata që pushojnë te gjiri i Lalzit! PD leje kuturu në Yzberisht, ‘harroi’ urbanizimin
11 Korrik, 13:46