Teatri shpall dramat fituese të
sezonit, buxheti tavan jo mbi 35 mln

Teatri shpall dramat fituese të<br />sezonit, buxheti tavan jo mbi 35 mln
TIRANE- Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, ka prezantuar projektet e reja të për sezonin teatral 2015-2016 dhe 2016-2017. Projektet janë shpallur pas garave në Netët e Leximit të Dramës Shqipe, që janë mbajtur rregullisht në Teatrin Kombëtar dhe sipas Çulit pas debateve në bordin artistik të këtij institucioni. Janë gjashtë drama fituese për sezonin e ri, ka deklaruar drejtori i Teatrit Kombëtar dje në një konferencë të mbajtur për mediat.

Dramat fituese janë: 1. “Sonte luajmë pa tekst”, komedi dramatike, që njihet si një nga veprat e realizmit kritik e shkruar nga dramaturgu Pirandelo, e cila do të ngjitet në skenë me regji të Driada Dervishit. 2. “Mallkimi i fukarenjve”, dramë familjare me autor San Shepard, që do të ngjitet në skenë me regji të Kastriot Çipit. 3. “Zbutja e kryeneçes” e Shekspirit, që do të ngjitet në skenë me regji të Elma Doresit. 4. “Opera për tre grosh” e Vasllav Havel, me regji të Mehmet Xhelilit, të cilën drejtori i TK, Hervin Çuli e komentoi me shprehjen se në këtë dramë “shprehet në një lloj mënyre edhe banditizmi i shoqërisë sonë”. 5. “Pushteti i grave”, që është një përshttatje nga Aristofani dhe do të ngjitet në skenë me regji të Spiro Dunit. 6. “Tri motrat komedi” e shkruar nga Anton Çehov që do të ngjitet në skenë regji të vet drejtorit të Teatrit  Kombëtar Hervin Çuli.

Pas deklarimit të dramave fituese për sezonin e ri artistik, Hervin Çuli është shprehur se “Kriteret që kemi shtruar janë pjesë e një procesi të gjatë”. Sipas tij kanë qenë tre më thelbësoret: “Teksti dramatik, teksti i shkruar; garancia regjisoriale, pra çfarë garancie jep regjisori që propozon dhe e treta; larmia, hapësira në kohë e veprave, që t’i kemi që nga antikiteti nga Aristofani, siç kemi shfaqjen e Spiro Dunit, deri tek autorët e ditëve të sotme, pra kemi një larmi epokash”.

I pyetur nga “Shqiptarja.com” se çfarë mësimesh janë nxjerrë nga përvojat jo të mira por edhe nga arritjet në premierat e sezonit të kaluar, Hervin Çuli u shpreh se “Përvojat e vitit të kaluar nuk mendoj se kanë qenë jo të mira, por të debatueshme.

Është fakt që ne kemi arritur rekord me spektatorët, me shfaqjen, me perforamancat në skenë, dhe debatet janë përqëndruar më tepër në nivelin e regjisorëve që duhet të vënë pjesë në Teatrin Kombëtar dhe bordi ka vendosur një filtër më të fortë për të hyrë në derën e Teatrit Kombëtar. Vitin e kaluaar, dera ka qenë hapur pak më tepër se duhet, jo se bëmë keq, por debatuam për të kuptuar se jo çdokush mund të vërë shfaqje në Teatrin Kombëtar”.

Çuli është shprehur më tej se i është kërkuar regjisorit në fillim nga ai një parashikim i buxhetit. “Kjo për faktin se institucioni i Teatrit Kombëtar nuk ishte thjesht konkurrim mes regjisorëve, por në paraqitjen si pjesëmarrje të tyre”, ka argumentuar Çuli, duke theksuar se ka zgjedhur vepra që përveç regjisë së mirë të kishin edhe kushtet që përshtateshin me buxhetin e teatrit. “Kemi vënë një tavan që shfaqjet nuk mund të kalojnë nivelin e 25-30 milionë lekëve (të vjetra), ndërkohë që ka pasur projekte që kanë shkuar mbi 40 milionë lekë sezonin e kaluar”, tha Çuli.

Drejtori Çuli nuk ka vënë vetëm këtë tavan të buxhetit, por ai është shprehur se do të ngushtojë edhe pjesëmarrjen në festivale. Ndërsa pohon se Teatri do të marrë pjesë në Festivalin Karlovi në Rumani, me shfaqjen “Udhëtimi i gjatë drejt natës” të Spiro Dunit, ai deklaroi se: “Do t’ju pres rrugën shkuarjeve në festivale të niveleve të dyta...për të shkurtuar shpenzimet”.
 
Ja aktorët që marrin shpërblime: një rrogë mujore
 
Dretori i TK, deklaroi dje se do të japë edhe shpërblime për aktorët që kanë lujatur mbi tri role. Sipas tij shpërblimet do të jepen për sasinë e punës dhe cilësinë. Aktorët që do të shpërblehen se kanë luajtur gjatë sezonit artistik mbi tri role janë: Sokol Angjeli, Lulëzim Zeqja, Indrit Çobani, Genti Deçka. Dhe “për cilësinë”, sipas Çulit, do të shpërblehen aktoret Olta Dako dhe Gladiola Harizaj. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës