'Teatri'/Veliaj me arkitektë e urbanistë: Po negociojmë me aktorët. Inxhinierët: Godina duhet rrafshuar!

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, po zhvillon një dëgjesë të dytë publike me arkitektë dhe urbanistë për çështjen e Teatrit Kombëtar. Veliaj ka thënë para tyre se me dëgjesën e parë me artistët dhe aktorët, u arritën disa gjëra.

Kryebashkiaku tha se u arrit që tonet e diskutimit të aktorëve me bashkinë janë ulur. Veliaj ka shtuar se të gjithë bien dakord për një teatër të ri, por ngelet për t’u diskutuar mënyra sesi ky teatër do të ndërtohet.

Mënyra si e konceptuam, filluam me një dëgjesë të parë. Aktorët janë të rëndësishëm, por ashtu janë të gjithë, janë urbanistët, qytetarët. Ju falënderoj paraprakisht për durimin. E di që donit të gjithë të flisnit, por mendova se do ishte më e arsyeshme të flisnin fillimisht aktorët.

Pjesa e dytë e dëgjesës iu dedikohet urbanistëve dhe artitektëve. Pse ndodh tani kjo dëgjesë? Kemi marrë një propozim për të zhvilluar atë zonë. Po flasim për një arkitekt yll, që ka vënë firmën e vetë në disa nga ndërtimet më të mira në botë.

Pse po ndodh tani? Siç e kërkon legjislacioni shqiptar, siç ka ndodhur me parlamentin dhe të tjerat. Të hapim një negociatë. Bashkia të jetë pala që  e merr në shqyrtim. Pasi të kalojë kjo fazë, kalojmë aty ku mund të negociojmë.

Kemi ulur tonet. Kjo do të thotë që është mëse normale që ne të flasim, t’i largohemi vulgaritetit. Duhet të kemi teatër të ri, por si do ta kemi? Sa dhoma do të jenë? Këto janë detaje që janë pjesë e një negocimi.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë

Teatri duhet të pezullojë aktivitetin e tij. Teatri duhet të rrafshohet dhe të konceptohet  me ato kushte teknike që janë të sotme për një objekt që është social kulturor dhe i dedikuar për teatrin. Pasi teatri ka specifika të veçanta.

Agron Hysenlliu, inxhinier

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
Kreu i Shërbimit Zjarrfikës: Teatri s’mbrohet dot nga zjarri, një shkëndijë djeg godinën

Shkëlqim Goxhaj, kreu i Shërbimit Zjarrfikës ka thënë se teatri nuk përmbush asnjë nga kushtet për të vijuar punën, pasi nuk mund të mbrohet nga zjarri.

Rezervat ujore dhe pompat e furnizimit me ujë mungojnë. Sistemi i diktim sinjalizimit dhe shpëtimit nga zjarri mungon. Sistemi elektrik është jashtë kushteve teknike. Një shkëndijë elektrike mund të shkaktojë zjarr në gjithë godinën. Daljet e emergjencës thuajse mungojnë fare. Duhen minimalisht 6 dalje emergjente ndërkohë që funksionojnë një ose dy. Tavanet e objektit janë të pasigurta e të çara për qëndrimin e spektatorëve. Rrugët e kalimit janë jashtë kushteve teknike.

Shkëlqim Goxhaj, kreu i Shërbimit Zjarrfikës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MULI: 18/06/2018 20:49

    Skema ndertohet keshtu-keta inxhinieret jane urdheruar dhe paguar qe te flasin per mbrojtjen kunder zjarrit,pastaj nga vera kur temperaturat te shkojne 40'paguajne personin qe naten ti vejn zjarrin teatri rrafshohet pastaj 3 muaj heshtje dhe pastaj ne themelet e vjetra do ngrihet ndertesa e re bashke me kullen,nje prerje shiriti dhe pastaj ta gezoje Baftjari me raki Skrapari.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 18/06/2018 13:03

    JJOoooooooooo rrafshuar ..por muze per te treguar historine 100vjecare monument kulture edhe teatrin e ri tek xhamia ?? ..por doni ta rrafshoni se keni marre bakshish edhe tani sju a mban ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    6 Dhjetor, 08:38

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?



×

Lajmi i fundit

Kufizimi i përdorimit të TikTok, kryeministri Rama: 394 takime, mbi 14 mijë prindër pjesëmarrës! Po kontribuojnë me ide dhe sugjerime

Kufizimi i përdorimit të TikTok, kryeministri Rama: 394 takime, mbi 14 mijë prindër pjesëmarrës! Po kontribuojnë me ide dhe sugjerime