Tedi Blushi: Borxhi publik u dyfishua që nga 2013, Rama e çoi në 5694 euro për banor! S’po i shërben qytetarëve, por po vjedh me PPP dhe ‘rrugë të florinjta’
Tedi Blushi dhe drejtues të PL në konferencën e sotme
Partia e Lirisë denoncoi sot (9 Janar) rritjen e borxhit publik dhe atë që e quajti si degradimi i shtetit të së drejtës, që ecën paralelisht me degradimin e ekonomisë.
Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, tha se në krahasim me vitin 2013, kur “Rilindja” erdhi në pushtet, borxhi publik është rritur nga 6.3 miliardë euro që ishte, në 13.7 miliardë euro në fund të tremujorit të tretë të vitit 2024, pra mbi dyfish.
Kurse borxhi për frymë nga 2180 euro, aktualisht është 5694 euro, ose me rritje 2,6 herë.
“Borxhi nuk është rritur për t’u shërbyer qytetarëve për mirëqenien e tyre, për hapjen e vendeve të reja të punës apo për rritjen e prodhimit vendas. Rritja e Borxhit i ka shërbyer vetëm “Rilindjes” për të vjedhur me inceneratorët, me PPP-të dhe me rrugët e “florinjta”, tha Blushi.
Më tej ai shtoi se elementët që kanë të bëjnë me borxhin publik janë përkeqësuar, duke lëkundur edhe besimin e investitorëve te ekonomia shqiptare.
“Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për vendet e rajonit, Shqipëria ka një nivel nga më të lartit të borxhit publik në përqindje të Prodhimit të Përgjithshëm”, theksoi Blushi, duke e shoqëruar atë edhe me një tabelë krahasuese dhe shifra të këtij përkeqësimi.
Tabelat krahasuese për borxhin publik të Shqipërisë, sipas PL:
-Niveli i borxhit ne Shqiperi eshte 55.5% e PBB
-Niveli i borxhit ne Bosnje Hercogovine eshët 27.4%
-Ne Kosove eshte 17.2% e PBB
-Ne Maqedonine e Veriut eshte 54.5% e PBB
-Ne Serbi eshte 49.6% e PBB
-Ne Malin e zi eshte 62.2% e PBB
Borxhi për frymë, vendi i parë:
-Borxhi per fryme ne Shqiperie eshte 5 694 Euro per fryme
-Bosnnje Hercogovine eshte 2 166 Euro per fryme
-Kosove eshte 1 029 Euro per fryme
-Maqedonin e Veriut eshte 4 415 Euro per fryme
-Ne Serbi eshte 5 546 Euro per fryme
Treguesi më i lartë i shlyerjes për performancë të ulët:
-Shqiperise i duhen te ardhurat publike e 2.2 viteve fiskale per te shlyer borxhin
-Bosnjes i duhen te ardhurat publike e 0.7 vite fiskal
-Kosoves i duhen te ardhurat publike e 0.6 vit fiskal
-Malit te Zi i duhen te ardhurat publike e 1.5 vite fiskale
-Maqedonise se Veriut i duhen te ardhurat publike e 1.7 vite fiskale
-Serbise i duhen te ardhurat publike e 1.1 vite fiskale per te shlyer borxhin
Treguesit për shlyerjen e borxhit për eksporte:
-Shqiperise i duhen eksportet e 7 viteve per te shlyer borxhin
-Bosnja Hercogovines i duhen eksportet e 0.7 viteve
-Kosoves i duhen eksportet e 1.6 viteve
-Malit te Zi i duhen eksportet e 4.9 viteve
-Maqedonise se Veriut i duhen eksportet e vetëm nje viti per te shlyer borxhin
-Serbise i duhen eksportet e 1.3 viteve per te shlyer borxhin
Blushi premtoi një ‘strategji rigoroze të administrimit të borxhit, si e domosdoshme për të arritur një ulje graduale të borxhit publik”. Por kjo sipas tij, arrihet duke e luftuar korrupsionin dhe kapjen e shtetit.
“Do të kërkonte mos miratimin e PPP të reja me mbështetje buxhetore ose me ofertë të pakërkuar, si dhe mos krijimin e detyrimeve të tjera të papaguara të institucioneve qendrore dhe vendore. Do të kërkonte gjithashtu përmirësimin e treguesve financiarë të ndërmarrjeve publike dhe në veçanti të sektorit energjetik, si dhe masa të tjera për të përmirësuar treguesit e performancës qeverisëse”, përfundoi sekretaii i PL.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.9%
-
Jo
24.6%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 289
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Besnik Jakaj: Meta doli në listë të hapur pasi ka mbështetje, jo shkrirje të SPAK por reformimin! Bala: Kandidimi i tij për të dal nga burgu
28 Mars, 18:20
-
La Metën për Ramën, Braimllari për Report Tv: PL e shkuara, PS makineri votash! Opozita lista me njerëz besnikë, ka përjashtuar figurat dhe s’ka reflektim
27 Mars, 18:50
-
Adriatik Doçi: Koalicioni i madhështorëve, Kujtim Gjuzi mori 2 vota si kandidat për deputet, përfytyroni si do ishte qeveria e Lapajt
25 Mars, 21:09
-
Meta audio-mesazh nga qelia: Rama e ka futur veten te listat e mbyllura, i kushtëzoi qëllimisht më 2008! E vetmja arritje e tij, vjedhja e orës së ish-presidentit Bush
25 Mars, 16:30
-
Ilir Meta mesazh nga qelia: Tirana të më votojë mua më 11 maj
24 Mars, 21:13
-
Blushi uron Metën: Malet tona më të larta janë simboli i pathyeshmërisë tënde
24 Mars, 18:12
-
Blushi denoncon: Rama ka fryrë administratën me 400 patronazhistë para zgjedhjeve të 11 majit! Kujdes me firmat, do mbani përgjegjësi
22 Mars, 16:54
-
FOTOLAJM/ Kryemadhi shfaqet me macen e Metës: Me Sashën, shoqe besnike që s’të le asnjëherë vetëm
21 Mars, 11:50
-
Meta nis fushatën nga ‘313’: Partia e Lirisë në Tiranë të marrë 50 mijë vota sa në 2017! Kreu i PL në ‘delir’: Shqipëria Madhështore fiton 84 mandate
20 Mars, 15:49
-
Sot ankohet se Meta është i burgosur politik, por ja çfarë thoshte Berisha 4 vite më parë për dosjen e tij (VIDEO)
20 Mars, 11:21
-
Zgjedhjet/ Meta reagon nga qelia pas shortit të KQZ për fletën e votimit: Gara starton me numrin 1, ‘Aleanca Madhështore’ del e para edhe më 11 maj
18 Mars, 11:05
-
Zgjedhjet/ Meta mbron listën e PL nga qelia: Gongu ra, kreu i narkoshtetit është futur në bunker! Lista jonë më dinjitozja
13 Mars, 10:34
O Tedi bibilushi zari i Ilir Metēs sē vērtetēs. Ri urt o Ted bibilushi se po filloi Likja tē birbiloi do tē bjeri dhe ty fati me kap sapunin te Likja dhe te Salinjani o Tedi hajvani.
PërgjigjuO palle pse thua genjeshtra. Nborxhi shqiperis ishte 70.4 perqind sote eshte 56 perqind, pra eshte ulur me 14 perqind. Sipas fmn borxhi mesatar i ballkanit peeendimor eshte 3.7 perqind me i larte, dmth te ne eshte ulur 14 perqind e ballkan eshte rit. Borxhi i maqedonis nuk eshte 54 perqind, por 59 perqind. Borxhi ne balljan ne 2025 eshte parashikuar te jete me i madh se ritja ekonomike,npsh maqedonia do mare 4 perqind borxh, kurse ritjen e ka parashikuar 3.5 perqin. E treta borxhi i shqiperis eshte 13.7 miliard, kurse te ardhurat jane 7.35 miliard euro, dmth shqiperis nuk i duhen 2.2 vjete por me pake se 1.8 vite.e pastaj shqiperia ka 4 miliard euro eksporte, 13.7 miliard borxh, pra eshte me pak se 4 vite eksporte te shlyejne borxhe. Boll me genjeshtra
Përgjigju