Tedi Blushi: Borxhi publik u dyfishua që nga 2013, Rama e çoi në 5694 euro për banor! S’po i shërben qytetarëve, por po vjedh me PPP dhe ‘rrugë të florinjta’

Tedi Blushi: Borxhi publik u dyfishua që nga 2013, Rama e çoi në 5694 euro për banor! S’po i shërben qytetarëve, por po vjedh me PPP dhe ‘rrugë të florinjta’

Tedi Blushi dhe drejtues të PL në konferencën e sotme

Partia e Lirisë denoncoi sot (9 Janar) rritjen e borxhit publik dhe atë që e quajti si degradimi i shtetit të së drejtës, që ecën paralelisht me degradimin e ekonomisë.

Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, tha se në krahasim me vitin 2013, kur “Rilindja” erdhi në pushtet, borxhi publik është rritur nga 6.3 miliardë euro që ishte, në 13.7 miliardë euro në fund të tremujorit të tretë të vitit 2024, pra mbi dyfish.

Kurse borxhi për frymë nga 2180 euro, aktualisht është 5694 euro, ose me rritje 2,6 herë.

“Borxhi nuk është rritur për t’u shërbyer qytetarëve për mirëqenien e tyre, për hapjen e vendeve të reja të punës apo për rritjen e prodhimit vendas. Rritja e Borxhit i ka shërbyer vetëm “Rilindjes” për të vjedhur me inceneratorët, me PPP-të dhe me rrugët e “florinjta”, tha Blushi.

Më tej ai shtoi se elementët që kanë të bëjnë me borxhin publik janë përkeqësuar, duke lëkundur edhe besimin e investitorëve te ekonomia shqiptare.

“Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për vendet e rajonit, Shqipëria ka një nivel nga më të lartit të borxhit publik në përqindje të Prodhimit të Përgjithshëm”, theksoi Blushi, duke e shoqëruar atë edhe me një tabelë krahasuese dhe shifra të këtij përkeqësimi.

Tabelat krahasuese për borxhin publik të Shqipërisë, sipas PL:
-Niveli i borxhit ne Shqiperi eshte 55.5% e PBB
-Niveli i borxhit ne Bosnje Hercogovine eshët 27.4%
-Ne Kosove eshte 17.2% e PBB
-Ne  Maqedonine e Veriut eshte 54.5% e PBB
-Ne Serbi eshte 49.6% e PBB
-Ne Malin e zi eshte 62.2% e PBB
 
Borxhi për frymë, vendi i parë:
-Borxhi per fryme ne Shqiperie eshte 5 694 Euro per fryme
-Bosnnje Hercogovine  eshte 2 166 Euro per fryme
-Kosove eshte 1 029 Euro per fryme
-Maqedonin e Veriut eshte 4 415 Euro per fryme
-Ne Serbi eshte 5 546 Euro per fryme
 
Treguesi më i lartë i shlyerjes për performancë të ulët:
-Shqiperise i duhen te ardhurat publike e 2.2 viteve fiskale per te shlyer borxhin
-Bosnjes i duhen te ardhurat publike e 0.7 vite fiskal
-Kosoves i duhen te ardhurat publike e 0.6 vit fiskal
-Malit te Zi i duhen te ardhurat publike e 1.5 vite fiskale 
-Maqedonise se Veriut i duhen te ardhurat publike e 1.7 vite fiskale
-Serbise i duhen te ardhurat publike e 1.1 vite fiskale per te shlyer borxhin
 
Treguesit për shlyerjen e borxhit për eksporte:
-Shqiperise i duhen eksportet e 7 viteve per te shlyer borxhin
-Bosnja Hercogovines i duhen eksportet e 0.7 viteve
-Kosoves i duhen eksportet e 1.6 viteve
-Malit te Zi i duhen eksportet e 4.9 viteve
-Maqedonise se Veriut i duhen eksportet e vetëm nje viti per te shlyer borxhin
-Serbise i duhen eksportet e 1.3 viteve per te shlyer borxhin

Blushi premtoi një ‘strategji rigoroze të administrimit të borxhit, si e domosdoshme për të arritur një ulje graduale të borxhit publik”. Por kjo sipas tij, arrihet duke e luftuar korrupsionin dhe kapjen e shtetit.

“Do të kërkonte mos miratimin e PPP të reja me mbështetje buxhetore ose me ofertë të pakërkuar, si dhe mos krijimin e detyrimeve të tjera të papaguara të institucioneve qendrore dhe vendore. Do të kërkonte gjithashtu përmirësimin e treguesve financiarë të ndërmarrjeve publike dhe në veçanti të sektorit energjetik, si dhe masa të tjera për të përmirësuar treguesit e performancës qeverisëse”, përfundoi sekretaii i PL.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tankisti: 09/01/2025 16:49

    O palle pse thua genjeshtra. Nborxhi shqiperis ishte 70.4 perqind sote eshte 56 perqind, pra eshte ulur me 14 perqind. Sipas fmn borxhi mesatar i ballkanit peeendimor eshte 3.7 perqind me i larte, dmth te ne eshte ulur 14 perqind e ballkan eshte rit. Borxhi i maqedonis nuk eshte 54 perqind, por 59 perqind. Borxhi ne balljan ne 2025 eshte parashikuar te jete me i madh se ritja ekonomike,npsh maqedonia do mare 4 perqind borxh, kurse ritjen e ka parashikuar 3.5 perqin. E treta borxhi i shqiperis eshte 13.7 miliard, kurse te ardhurat jane 7.35 miliard euro, dmth shqiperis nuk i duhen 2.2 vjete por me pake se 1.8 vite.e pastaj shqiperia ka 4 miliard euro eksporte, 13.7 miliard borxh, pra eshte me pak se 4 vite eksporte te shlyejne borxhe. Boll me genjeshtra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)