Për deputetin e Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, prania e zv.kryeministres Belinda Balluku në seancën plenare në Kuvend, ishte se korrupsioni do të vijojë.
Pas përfundimit të seancës, Blushi tha për mediat se ky ishte një provokim i ulët i kryeministrit Edi Rama.
"Mesazhi që prania e zëvendëskryeministres përcolli, ishte që korrupsioni i Edi Ramës do të vijojë. Do vijojnë vjedhjet, jo vetëm me rrugët e florinjta por edhe me aferat që kanë dalë në dritën e diellit. Ky ishte provolkimi i ulët i Edi Ramës. Sot, Zeqine Peleshi degjenroi për disa herë punimet e Kuvendit. Belinda Balluku duhet të ishte dorëzuar prej kohësh drejtësisë. Kuvendi është kthyer në mburojë. I bëj thirrje shqiptarëve, për të marrë pjesë masivisht në protestën kombëtare të thirrur nga opozita.", theksoi Blushi.
Lajmi kryesor:
Sesioni i ri parlamentar nis me kaos/ PD bllokon foltoren dhe kërkon largimin e Ballukut nga salla: Dorëzojani drejtësisë











