
Jani Aliaj dhe Elton Çiço
Shqiptari Jani Aliaj është vrarë me thikë në burgun Koridhalos në Greqi, duke mbyllur një zinxhir hakmarrje që kishte nisur që në fillim të viteve 2000. Shqiptari ishte në kërkim prej 10 vitesh nga autoritetet greke pasi rezulton i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Elton Çiçon në vitin 2016. Vrasja e tij dyshohet se është kryer me pagesë pikërisht për hakmarrjen mes dy fiseve që nisi 25 vite më parë.
Çiça dhe Alia, të dy nga Tepelena, kishin një histori të gjatë konfliktesh mes tyre që dyshohet se kishin si zanafillë prishjen e pazareve të drogës mes dy grupeve të tyre. Ndërsa një tjetër pistë ishte se Alia, në vitin 2020 i kishte vrarë Çiçës shokun e fëmijërisë dhe kjo u bë shkak për nisjen e një serie vrasjes dhe atentatesh. Takimi i parë pas disa vitesh mes Aliajt dhe Elton Çiços ishte në burgun grek Koridhalos, aty ku u vra sot 49-vjeçari.
Në burgun e Koridhalos ndodhi përplasja e parë fizike mes tyre, ku Çiça plagos me thikë Alia gjatë ajrimit. Pas disa vitesh, Aliaj del me leje nga burgu, por nuk kthehet më dhe shpallet në kërkim, ndërsa më pas lirohet edhe Çiça, duke i hapur rrugë një zinxhiri atentatesh.
Në Janar 2016, Aliaj i kishte shpëtuar një atentati me armë te "Rruga e Kavajës", ndërsa në Gjirokastër mbeti i plagosur lehtë por i shpëtoi atentatit.
Rreth 5 muaj më vonë, Alia organizoi ekzekutimin e Elton Çiços më 1 maj 2016 në një nga lokalet e ish-Bllokut, një nga zonat më të populluara të kryeqytetit. Jani Aliaj hyri brenda një lokali pranë stadiumit "Selmamn Stermasi" në Tiranë, i maskuar me paruke, qëlloi Elton Çiçon në tavolinën ku ishte ulur në shoqërinë e disa personave të tjerë. Pas krimit, Jani Aliaj arriti të largohet dhe u shpall në kërkim me akuzën e vrasjes për hakmarrje. Ndërsa në pranga ra Renato Milloshi i cili në 2017 u dënua me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për moskallëzim krimi. Autorësia u zbardh pas gjetjes së një bishti cigareje të hedhur pranë vendngjarjes nga Aliaj. Pas krimit e largoi me makinë Renato Milloshi, djali I Hysni Milloshit, i cili u dënua vetëm për moskallëzim krimi.
Nuk dihet ende përse ekstradimi i Jani Aliaj në Shqipëri, i arrestuar në ditën e fundit të 2024-ës deri në janar 2026 nuk është kryer, por me gjasë lidhet me faktin se edhe në Greqi Jani Alia, kishte probleme me drejtësinë. Ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit ku vuante dënim për vepra të rënda, përfshirë vrasje
Dyshja dyshohet të kenë pasur herët edhe konflikte për prishjen e pazareve të drogës. Çiço ndërkohë, ishte përfshirë edhe në një sërë ngjarjesh të tjera, përfshirë vrasje, krime të nisura në shenjë hakmarrje pas dhunimit të prindërve të tij të moshuar në Tepelenë, gjatë një grabitje në banesë ne vitin 2015.
Lajmi kryesor:
Shqiptari Jani Aliaj vritet me thikë brenda burgut grek, dyshohet për vrasës me pagesë! Në Shqipëri i dënuar përjetë për ekzekutimin e Çiços










