Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur për mediat pas daljes nga mbledhja me krerët e grupeve parlamentare në Kuvend.
Ai ka kundërshtuar miratimin e propozimit të kryeministrit Rama për ndryshim të rregullores duke pretenduar se ligjërisht minimumi duhet të respektohet afati 1 javor i parashikuar në rregulloren aktuale për ndryshim.
“Kërkuam që edhe formalisht të respektohet rregullorja, Kushtetuta, por u gjendëm përballë vendosmërisë të kryetarit të ri të parlamentit, të kryetarit të grupit parlamentar të rilindjes që janë të vendosur për të shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët duke kaluar në seancën e nesërme ndryshime të rregullores, ku qartësisht rregullorja parashikon që ndryshimi i rregullores kërkon një afat të përcaktuar prej të paktën 2 javë. Dhe në procedurë të përshpejtuar duhet respektuar të paktën afati 1 javor.
Po kërkojmë konsensus mbështetur në atë që parashikon rregullorja.
Ajo që kundërshtojmë ne është që Edi Rama kërkon ta a trajtojë Kuvendin si noter të vendimeve të tij të paligjshme”, tha Blushi.
Lajmi kryesor:
Kuvendi/ 7 ish-ministra do drejtojnë komisionet e PS, Peleshi mbledh krerët e grupeve! PD kundër strukturës së re: Na ngushtohen hapësirat












