Tefta Radi, ikona
e TVSH feston 60 vjetorin

Tefta Radi, ikona <br />e TVSH feston 60 vjetorin
TVSH nuk është vetëm një emër, ka edhe një fytyrë, ajo e Tefta Radit dhe ata që e njohin nuk janë vetëm shqiptarë.

Sot, Tefta Radi feston 60 vjetorin e lindjes së saj. Ikona e TVSH, ka festuar ditëlindjen mes miqsh dhe kolegësh, në ish-shtëpinë qendrore të ushtrisë.

Ndonëse TVSH ka nisur transmetimin shumë vite më parë se Zonja Tefta të fillonte të punonte aty, asnjë nga ne nuk mund të mendojë për TVSH pa menduar edhe për Tefta Radin.

U shndërrua në ikonën e lajmeve dhe imazhin e tyre për një periudhë të gjatë. Në të vetmin ekran të shqiptareve, Tefta Radi dinte të ishte e dashur dhe mbi të gjitha e besueshme për publikun në cdo lajm, që përcillte. ah/am/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë