Tefta Radi: Nuk do shkëputem
asnjëherë nga gazetaria
Ka rreth një muaj që është shkëputur nga ekrani i Televizionit Publik Shqiptar, dhe nuk ngurron të thotë që nuk do të shkëputet asnjëherë nga gazetaria.
Ka rreth një muaj që është shkëputur nga ekrani i Televizionit Publik Shqiptar, dhe nuk ngurron të thotë që nuk do të shkëputet asnjëherë nga gazetaria. Ikona e televionit Tefta Radi, u nderua nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me urdhrin “Naim Frashëri i Artë”, me motivacionin: “Gazetares së mirënjohur të Radio-Televizionit Shqiptar që me punën profesionale dhe me personalitetin e saj u bë një ndër figurat më të respektuara të ekranit”. Në një prononcim për Shqiptarja. Com spikerja, Tefta Radi thotë se, ndihet shumë e nderuar dhe se ky urdhër e vë përpara përgjegjesish të mëdha. Duke u ndalur te dekorimi ajo thotë se , “ndihem vërtet e lumtur që pas një jetë mbi 40 vjet aktive në gazetari, të jem në krahë të gazetareve të mrekullueshme që dekorohen si, Nexhmije Zajmit një emër i madh në gazetarinë amerikane. Po ashtu më vjen mirë që do të kem në krahë Adile Xhabijen, gazeteren e parë të radio Shkodrës , një grua shumë e formuar dhe kompletuar në cdo aspekt”, vlerëson Radi.
Fillesat e saj do të ishin në radio Tirana dhe më pas në Televizion. E pyetur se cilën do të veçonte prej tyre Radi thotë se, është shumë e vështirë ti ndash nga njëra-tjetra.
“E kam të shumë të vështirë ti ndajë. Fillesat e mija janë në radio ku kam punuar me folësa shumë të mirë , si Kico Fotiallin, Elsa Xhajën, Dhimitër Gjokën, Land Roshin, Ben Kamberin, etj”, u shpreh Radi. Sipas saj, “nëse radio është një komoditet për të qënë më e qetë nga ekrani, ky i fundit ka emocionin jo vetëm të fjalës së pastër, por dhe të transmetimit të diksionit, të llogjikës, e gjithçkaje. Vec kësaj televizioni ka edhe emocionin e paraqitjes, veshjes dhe anës estetike”, shprehet Radi.
Duke folur per gazetarinë mes dy periudhave asaj komuniste dhe postkomuniste Radi pohon se, ka ekzituar një autocensurë që për fat të keq eksizton edhe sot.
“Gazetaria në diktaturë ishte e politizuar, por për hir të së vërtetës struktura e televiziznionit ka qënë shumë e pasur me emisione për të gjitha ciklet, moshat, kategoritë socilae por ana ideologjike ishte anë ideologjike”, tha Radi duke shtuar se, edhe sot vihet re një autocensurë. Televizionet e kanë një ngjyrim majtas, djathtas, shumë herë e kalojnë sensin e masës, megjithëse nuk dua ta përgjithësojë sepse ka ekrane që janë vërtet për tu admiruar. Në këtë drejtim ajo i sugjeron gazetarëve të rinj të rrinë larg politikës dhe keqpërdorimit prej saj.
(ab/shqiparja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.9%
-
Të gabuar
22.1%
-
Nuk kam mendim
10.1%
Vota total: 1064
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kushtet atmosferike, shtyhen dy ndeshjet e Kategorisë së Parë! Agjenda e javës së 19-të
16 Janar, 14:53
-
Lapardhaja për Report Tv: PD është kthyer në një kosh për të korruptuarit, Berisha e ka marrë peng për hallin personal
16 Janar, 14:46
-
Afera Partizani/ Ja pse Apeli i GJKKO caktoi detyrim paraqitjeje për Berishën: Është kryetari i opozitës, jemi në prag fushate! S’mund të shuhej masa e sigurisë!
16 Janar, 14:45
-
Sabah Bizi u nda nga jeta, presidenti i Vllaznisë: Shembull frymëzimi për brezat
16 Janar, 14:38
-
‘Plumbi i artë’, Dumani: Bujar Çelën doja ta vrisja me armën që më dhuroi i vëllai Talo, por m’u bllokua! Mora hakun e mikut tim Klevis Kapllani
16 Janar, 14:34
-
Tiranë/ Goditën punonjësit e Policisë dhe i dëmtuan makinën teksa ishin në krye të detyrës, 4 të arrestuar (EMRAT)
16 Janar, 14:32
-
Ndarja nga jeta e Sabah Bizit, reagon Benet Beci: Lamtumirë mjeshtër, do mbetesh përgjithmonë në kujtesë
16 Janar, 14:30
-
VIDEO/ Himarë, çahet diga e hidrocentralit Sasaj në Lukovë, shikoni dëmet
16 Janar, 14:28
-
VIDEO/ Çahet diga e hidrocentralit të Bunecit në Lukovë, momenti kur uji vërshon poshtë e merr para gjithçka
16 Janar, 14:20
-
Kosovë/ SHBA lejon blerjen e helikopterëve ‘Black Hawk’ për FSK-në, Arben Fetoshi: Arritja më e madhe për vendin dhe mesazh i qartë për Serbinë
16 Janar, 14:16
-
Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë
16 Janar, 14:05
-
Papa Françesku pëson incident në rezidencën e tij, Vatikani: U rrëzua, por pa fraktura
16 Janar, 14:05