TEHERAN, 20 gusht /ATSH-AFP/ - Britania e Madhe do të rihapë ambasadën e saj në Teheran gjatë një vizite të kreut të diplomacisë britanike, Philip Hammond, që pritet të dielën në kryeqytetin iranian, deklaroi sot një zyrtar i ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme.
"Hammond do të zhvillojë të dielën një vizitë në Teheran për rihapjen e ambasadës së Britanisë", deklaroi ky byrim nën kushtet e anonimatit.
Ambasada britanike ishte mbyllur në vitin 2011 pas shkatërrimit nga manifestuesit si pasojë e ashpërsimit të sanksioneve kundër Iranit.
Në Londër, Ministria e Punëve të Jashtme konfirmoi se Hammond do të zhvillonte një vizitë në Teheran ditët e ardhshme pa konfirmuar rihapjen e ambasadës.
Bëhet fjalë për vizitën e parë të një shefi të diplomacisë britanike në Iran që prej fillimit të viteve 2000.
Gjatë një bisede telefonike me presidentin iranian, Hassan Rohani më 16 korrik, kryeministri britanik, David Cameron kishte shprehur interesin e tij për rihapjen e ambasadës britanike në Iran./










