Teherani fajëson shkrimtarin Rushdie për sulmin ndaj tij, mohon çdo lidhje me ngjarjen

Teherani fajëson shkrimtarin Rushdie për sulmin ndaj tij, mohon çdo lidhje me ngjarjen

Salman Ruzhdie

Teherani tha se Salman Rushdie është fajtor për sulmin me thikë ndaj tij, ndërkaq Uashingtoni kritikoi mediat shtetërore iraniane për reagimin e “neveritshëm” ndaj “këtij sulmi të tmerrshëm” që plagosi rëndë Rushdien. Në reagimin e parë ndaj sulmit me thikë, Teherani tha më 15 gusht se mohon “në mënyrë kategorike” çdo lidhje me sulmin që ndodhi tri ditë më parë në shtetin e Nju Jorkut.

Rushdie u hoq nga intubimi më 14 gusht dhe ishte në gjendje të flasë pasi ka pësuar lëndime të rënda me thikë. Ai u sulmua teksa po fliste në një panel për lirinë e shprehjes në Institutin Shatakua.

Fillimisht, Teherani kishte heshtur për sulmin, por sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dënoi mediat shtetërore iraniane për reagimin e tyre.

“Institucionet shtetërore iraniane, për gjenerata të tëra kanë nxitur dhunë ndaj Rushdie, dhe mediat e lidhura me shtetin së fundmi i janë gëzuar sulmit ndaj jetës së tij”, tha Blinken përmes një deklarate të publikuar në orët e vona të 14 gushtit.

“Kjo është e neveritshme”, shtoi ai.

Sulmuesi që po akuzohet për sulmin ndaj autorit të romanit kundërthënës “Vargjet Satanike”, është deklaruar i pafajshëm për veprat: tentim-vrasje dhe sulm. Por, prokurorët thanë se ky ka qenë një krim i planifikuar.

Avokati i sulmuesit, Hadi Matar, tha se klienti i tij deklarohet i pafajshëm. Një gjykatës ka urdhëruar që ai të mbahet në paraburgim, pa mundësi të lirimit me kusht. Rushdie, 75 vjeç, në sulm ka pësuar dëme në mëlçi dhe i janë dëmtuar disa nerva në krah dhe sy. Ai ka të ngjarë që të humbë shikimin në syrin e lënduar.

Për vite me radhë, Rushdie është përballur me kërcënime me vdekje për shkak të romanit të tij, “Vargjet Satanike”, që shumë myslimanë e shohin si blasfemike. Matar, 24 vjeç, po akuzohet se ka sulmuar autorin Rushdie në skenën e Institutit Shatakua dhe e ka goditur me thikë të paktën 10 herë në fytyrë, qafë dhe barkë.

Autori i librit "Vargjet Satanike", Salman Rushdie, është dërguar me një helikopter në spital, pasi u sulmua gjatë një seminari në skenën e Institutit Chautauqua në shtetin e Nju Jorkut. 12 gusht 2022.

NBC News ka cituar një zyrtar të zbatimit të ligjit të ketë thënë se llogaritë e Matarit në rrjetet sociale tregojnë se ai ka simpati për ekstremizmin shiitë dhe për kauzën e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Ende nuk ka konfirmim të lidhjeve mes Gardës Revolucionare dhe sulmuesit, por vlerësimi i parë thotë se ai ka shprehur simpati për Qeverinë iraniane. Romani “Vargjet Satanike” është i ndaluar në Iran. Një vit pas publikimit të librit më 1988, lideri i atëhershëm i Iranit, Ayatollah Ruhollah Khomeini, lëshoi një urdhëresë, duke bërë thirrje për vdekjen e Rushdies. Qeveria iraniane ka distancuar veten nga kjo urdhëresë, por ndjenja anti-Rushdie ende vazhdon në këtë shtet./ REL

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja