Teherani e ka cilësuar bllokadën amerikane në portet iraniane në Ngushticën e Hormuzit si një shkelje të armëpushimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"E ashtuquajtura bllokadë amerikane e porteve ose vijës bregdetare të Iranit nuk është vetëm një shkelje e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Pakistani, por është gjithashtu e paligjshme dhe kriminale"- kështu iu përgjigj zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqei, një postimi në rrjetin social ‘X’ të Presidentit Donald Trump, i cili akuzoi Iranin për shkelje të armëpushimit duke qëlluar anijet në Ngushticën e Hormuzit.
"Për më tepër, duke i shkaktuar qëllimisht ndëshkim kolektiv popullit iranian, bllokada përbën një krim lufte dhe një krim kundër njerëzimit", përfundoi zëdhënësi iranian.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Nesër bisedime me Iranin në Islamabad, t’i pranojnë, përndryshe do t'i shkatërrojmë centralet dhe urat! Pasdaranët: Asnjë negociatë nëse vazhdon bllokada amerikane në Hormuz









