Sondazhet e agjencisë Alpha Research në Bullgari tregojnë një epërsi të qartë për ish presidentin pro-rus Rumen Radev.

Sipas të dhënave bazuar në pjesëmarrjen e orës 14:00 me orën lokale, partia e tij “Bullgaria Progresive” kryeson me rreth 37.5% të votave.

Në vend të dytë renditet GERB i Boyko Borisov me 16.7%, ndërsa liberalët mbajnë vendin e tretë me 14.9%.

Këto janë të dhëna paraprake dhe jo zyrtare, pasi publikimi i exit poll-eve ndalohet deri në mbylljen e votimit.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet parlamentare në Bullgari, dalin sondazhet e para: Ish-presidenti pro-rus fiton me 38% të votave, Radev: Do bëj çmos të parandaloj zgjedhje të reja