Foto nga Gaza
“Irani nuk ka përfaqësues në rajon dhe nuk kërkon zgjerimin e luftës në Gaza apo rritjen e tensioneve me ndonjë vend tjetër, por janë Shtetet e Bashkuara që përdorin si përfaqësues regjimin sionist, i cili ka natyrë të organizuar terroriste në rajon”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanani.
"Ne i kemi dërguar mesazhe të qarta në lidhje me këtë Shteteve të Bashkuara përmes vendeve ndërmjetëse", tha zyrtari i Republikës Islamike, duke iu referuar përplasjeve të fundit midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj kundër lëvizjeve destabilizuese nga milicitë e mbështetur nga Irani në Irak, Siri dhe Jemen.
Vazhdimi i sulmeve ushtarake kundër këtyre vendeve do të çojë vetëm në një rritje të tensionit në rajon, nënvizoi Kanani, siç raporton IRNA, duke shtuar se "komuniteti botëror është përgjegjës për lëvizjet e njëanshme dhe aventuriste të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Rajon".
Lajmi kryesor:
Lufta/ SHBA shkatërron 5 raketa të rebelëve Houthi! Hamasi refuzon marrëveshjen për pengjet! Netanyahu: Nuk duam armëpushim me çdo kusht











