TEHERAN, 20 gusht /ATSH-AFP/ - Irani, aleati kryesor rajonal i regjimit të presidentit sirian, Bachar al-Assad e mirëpriti planin e ri të Kombeve të Bashkuara për një zgjidhje politike të krizës siriane.
"Mendojmë se ky plan i ri është një hap i aktorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë për të kuptuar më mirë realitetin në terren dhe në plan politik", deklaroi zëdhënësja e Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Marzieh Afkham, cituar nga agjencia e lajmeve "Isna".
Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka mbështeti me unanimitet një iniciativë që parashikon të favorizojë një zgjidhje politike në luftën në Siri, miratuar për herë të parë në dy vjet nga Rusia dhe 14 vende të tjera anëtare.
Iniciativa, që do të nisë në muajin shtator, do të mundësojë krijimin e katër grupeve të punës për sigurinë dhe mbrojtjen, kundërterrorizmin, çështjet politike dhe ligjoresi dhe rindërtimin.
Këshilli ka kërkuar fundin e luftës duke nisur një proces politik të ndërmarrë nga Siria drejt një tranzicioni politik që bashkon aspiratat legjitime të popullit sirian.
"Republika islamike e Iranit thekson se populli dhe qeveria siriane kanë rolin kryesor në këtë proces", shtoi Afkham.
Irani është mbështetësi kryesor rajonal i Sirisë dhe jep një ndihmë të madhe financiare dhe ushtarake, veçanërisht me praninë e këshilltarëve në terren./
/ec/












