Teherani lëviz raketa drejt Irakut, Trump i gatshëm të dërgojë 14,000 ushtarë të tjerë në Gjirin Persik

Teherani lëviz raketa drejt Irakut, Trump i gatshëm të dërgojë 14,000 ushtarë të tjerë në Gjirin Persik

Sipas New York Times dhe CNN, të cilat i referohen një zyrtari të lartë të Pentagonit, Irani, duke përfituar nga protestat që po trondisin Irakun, po transferon fshehurazi dhe po grumbullon një arsenal raketave në Irak, në përpjekje për të forcuar pozicionin e tij në Lindjen e Mesme.

Inteligjenca Amerikane dhe Pentagoni kanë zbuluar në Irak lëvizjen e disa raketave balistike iraniane me rreze të shkurtër në javët e fundit.

Shqetësimi është se raketat, nga të cilat disa të klasifikuara si baliste, por me rreze të shkurtër, mund të transferohen në zonat ku milicitë pro-iraniane mund t'i lëshojnë ato kundër trupave amerikane të stacionuar në vend.

Shqetësimi se milicitë kanë intensifikuar sulmet kundër pozicioneve amerikane me raketa më të mëdha se sa ishin më parë forcon shqetësimin e Washingtonit.

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar duke thënë se ai është gati të dërgojë në Gji, 14 mijë ushtarë të tjerë amerikanë. Në total, forcat amerikane kanë në rajon 64 mijë trupa, shumica e të cilëve janë përqendruar në zonën e Gjirit, 5 mijë në Irak, 650 000 në Siri dhe 12 mijë në Afganistan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral