Tek Vllaznia firmos një maqedonas, pritet Ramadani për të 'blinduar' mbrojtjen

Tek Vllaznia firmos një maqedonas, pritet Ramadani për të 'blinduar' mbrojtjen

Lojtari i ri i Vllaznisë, Filip Gligorov

SHKODËR- Pas Jonuz, një tjetër maqedonas i afrohet ekipit të Vllaznisë. Kësaj radhe bëhet fjalë për një mbrojtës dhe jo trajner. 26- vjeçari Filip Gligorov i cili luan si mbrojtës krahu anësor ka firmosur pasditen e sotme me ekipin shkodran i cili këtë vit do të rikthehet pas një mungese njëvjeçare në Superligë.

Karriera e Gligorov ka qenë kryesisht e përqendruar në Maqedoni ku ka luajtur me ekipet e Rabotniçikut, Samorin, Euromil, Shkupin e Sileks, por ka provuar të luajë edhe jashtë Maqedonisë teksa ka provuar të luajë në Bosnjë me ekipin Olimpia Sarajevo, në Sllovaki me Banik Ruzina ndërsa në sezonin e fundit ka luajtur në Rumani me Dunarea Calarasi. Trajneri Mirsad Jonuz i njeh mirë aftësitë e këtij lojtari dhe për rrjedhojë ka kërkuar ta ketë në dispozicion tek ekipi ynë.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë rënë dakord për kushtet financiare dhe më pas ka ardhur firma në kontratë teksa Gligorov do të jetë pjesë e Vllaznisë në sezonin 2019-2020 por edhe për Kupat e Europës nëse ekipi kualifikohet në to. Lojtari që prej pasdites së sotme do t’i bashkohet ekipit në stërvitje.
Po ashtu, ekipi i Vllaznisë bën me dije është arritur akordi mes klubit dhe lojtarit shkodran të Luftëtarit Behar Ramadani dhe ditën e hënë do të nënshkruhet edhe me të kontrata. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU