Kjo humbje si duket e ka acaruar teknikun Ernest Gjoka, i cili përballë gazetarëve është treguar agresiv dhe tepër arrogant.
Një pyetje e njërit prej gazetarëve duket se ka acaruar më shumë Gjokën i cili është përgjigjur me ironi. Gazetarët i kanë kërkuar Gjokës të tërheqë fjalët e thëna ose në të kundërt do t’i hiqnin mikrofonin dhe kështu bënë.
Konferenca për shtyp është ndërprerë dhe tekniku është larguar nga gazetarët.