Kjo është një video që ka thyer shikueshmërinë në rrjetet sociale ndonëse ka vetëm pak kohë që është publikuar. Ajo është realizuar në kuadër të një fushate sensibilizuese për meshkujt që nuk dinë apo kanë frikë të kujdesen për fëmijët e tyre. Në video paraqitet një baba i ri i cili nuk di si të pushojë së qari foshnjën e tij që duket se kërkon të ëmën.

Babai i bebes telefonon mamanë dhe i kërkon asaj të mundohet ta pushojë bebit nëpërmjet një lidhje me video call por pavarsisht fytyrës së nënës të shfaqur në ekranin e celularit që mundohet të argëtojë beben nuk ka asnjë rezultat. Kjo situatë duke e çuditshme për blerësit e tjerë në dyqan të cilët habiten ndodhta dhe për varësinë që u shkakton njerëzve teknologjia e fundit duke mos mundur të shkëputen prej pajisjeve elektronike për asnjë moment. 

Por e papritura ndodh. Një shikim reflektues i babit të ri tregon se më në fund e kuptoi gabimin dhe e gjeti zgjidhjen për të pushuar beben që qan. Ai lë në krevat celularin dhe merr në krahë beben, që më në fund pushon së qari ndërsa ndihet i mbrojtur nën krahët e të atit. 

Ky mesazh sensibilizon për shprehjen e dashurisë dhe kontaktin fizik mes njerëzve të dashur, pasi dashuria është e vetmja gjë që teknologjia nuk e zëvendëson dot.
VIDEO

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)