Fondet për teknologjinë/ Celibashi në Report Tv: 27 mln € do të shërbejnë për 4-5 zgjedhje! Me mënyrën e re mund të zgjatet afati i daljes së rezultatit! Për emigrantët asgjë konkrete

TIRANË- Në një kohë kur zgjedhjet e 25 prillit po cilësohet si zgjedhjet më të shtrenjta në histori, Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka theksuar se ky është një investim në plan afatgjatë. Pra, tha Celibashi do të jetë i vlefshëm për 4-5 zgjedhje të tjera. Në intervistën e dhënë për gazetarin e Report Tv, Celibashi tha se u është bërë e qartë kompanive për përgjegjegjësinë për mbarëvajtjen e këtyre të sistemi që të jetë funksional për disa procese zgjedhore.

"Ne nuk e dimë se sa do të kushtojë buxhetit të shtetit, por në kushtet kur ka munguar referimi në lidhje me kostot, atëherë bazuar në ato përcaktime të ligjit për Prokurimet Publike  ne kemi bërë vlerësime bazuar në treg për kostondhe kemi nxjerrë një mesatare. Kemi dërguar një kërkesë për informacion kompanive, ndërkombëtare me eksperiencë për të na dhënë një mendim në lidhje me kostot. Kemi marrë informacione dhe kemi përcaktuar një mesatare. Janë shumë para dhe ne nuk mund të mos e themi këtë gjë, por në fund të fundit ata që kanë miratuar Kodin Zgjedhor i kanë bërë edhe këto parashikime. Dua të them dhe diçka tjetër që të dyja këto sisteme nuk do të përdoren vetëm për këto zgjedhje, kërkesa jonë është që sistemet të përdoren minimalisht për 3-4 zgjedhjet e tjera dhe nga ana tjetër do i kërkojmë në rastin e duhur kompanive që të kenë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e këtyre të sistemi. Është një kosto që paguhet tani dhe nuk është se nuk do të përdoret vetëm në zgjedhjet e tjera, do duhet ta pjesëtojmë për 4-5 zgjedhje të tjera", tha Celibashi.

25 prilli mund të jetë zgjedhjet më të shtrenja në histori, por edhe zgjedhjet kur rezultati i votimit do të dojë më shumë kohë për të dalë. Kjo sepse sipas Celibashit, votuesi përveç partisë do të votojë dhe kandidatin, e cila vjen sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Megjithatë, ai tha se po punohet në këtë drejtim, që kjo kohë të jetë sa më e shkurtër.

"Rezultati del menjëherë në zonat ku është implementuar. Kur mbyllet votomi, e kemi mundësinë që të dimë se si ka dalë rezultati aty ku është implementuar sistemi elektronik. Në zonat e tjera koha nuk do të jetë, nuk e dimë se sa do të impaktojë sistemi i ri i numërimit të fletëve të votimit, duke konsideruar që votuesi ka mundësinë për dhënien e një vote të një kandidat, përveç të partisë. Kjo padyshim rrit kohën e nxjerrjes së rezultatit, por po punojmë për të gjetur një zgjidhje që të përfundojë sa më shpejt", tha Celibashi.

Celibashi ka dhënë edhe detaje si do të bëhet procesi i votimit në mënyrë teknologjike.

"Votuesi do të paraqitet para një ekrani me prekje dhe aty do të jetë e shfaqur fleta e votimit, në mënyrë të qartë që të mos krijojë konfuzion dhe lexuesi do bëj zgjedhjen e vetë për partinë dhe kandidatin që preferon. Kemi menduar që veç zgjedhjes në mënyrë elektronike, kemi menduar që të ketë mundësinë edhe të printimit, që të kemi një opsion për të bërë edhe verifikimet", tha ai.

Intervistën e plotë do e ndiqni në orën 18:00 në hapësirën live të pasdites në ekranin e Report Tv.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic