Teknologjia rimëkëmb tregun e punës, eksperti: Kërkohen punonjës të kualifikuar, pagat e programuesve arrijnë deri në 5000 euro

Pas një rënie vitin e kaluar, punësimi këtë vit duket se po përmirësohet. Për ekspertin e çështjeve të punësimit Erald Pashaj, rritja më e lartë e punësimit është regjistruar në muajin prill, për dy faktorë kryesor.

“Punësimi në muajin prill ka pasur rritjen më të madhe gjatë gjithë një viti, që nga marsi 2020 deri në mars 2021 nuk ka pasur ecuri pozitive, kurse në prill ka rritje të lartë punësimi. Shikojmë kërkesë të lartë për punë të kualifikuar. Sot ne nuk flasim për treg lokal punësimi kemi edhe një treg ndërkombëtarë punësimi që luan një rol po aq aktiv, pra kemi njerëz të kualifikuar që dinë gjuhë të huaja dhe që dinë të përdorin programet kompjuterike që sot punojnë për tregun ndërkombëtar. Punojnë më shumë për tregun italian por edhe për vendet e tjera”, shprehet drejtori i EPPC Shqipëri-Kosovë.

Pandemia COVID-19, i ka dhënë një shtysë të fortë digjitalizimit, kjo tashmë konfirmohet edhe nga kërkesa në rritje sipas Pashajt për persona që janë aftësuar në fushën e teknologjisë.

“Më të kërkuarit vazhdojnë të mbeten të gjithë ata punonjës që mbeten në lëmin e teknologjisë, sot dikush që është me aftësi mesatare teknologjike, është i punësuar. Sot nuk ka persona që janë të papunë, pasi sot po punohet me paketa më të mirat ofruese nga kompani të caktuara. Nuk ka sot programues të papunë, sot programuesit janë në punë çështja është ku punojnë dhe sa i paguajnë dhe ku mund të gjejnë një vend që të gjejnë më mirë. Në vend të dytë janë profesionet që merren me administrimin. Të gjitha punët administruese të cilat mund të kryhen përmes teknologjisë sot kanë një kërkesë të lartë dhe kategoria e tretë janë të gjithë ata që punojnë me marketingun”, pohoi Pashaj.

VIDEO/Intervista e plotë

Puna në këto sektor mund të konsiderohet ndër më tw mirëpaguarat në Shqipëri, edhe pse ende jemi më larg krahasuar me rajonin.

Ka qenë e paimagjinueshme që një person i cili ishte një kompjuterist shumë i mirë, nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri që të paguhej 5000 euro në muaj. Sot ka persona që kanë arritur të marrin maksimumin e pagesës për shkak të aftësive të tyre.

Pas këtij normaliteti të ri ku fokusi duket se është tek punësimi në fushën e inovacionit, Pashaj thotë se vendi ka sfidë ri-aftësimin e punonjësve të pakualifikuar.

Ne duhet të fillojmë të mendojmë se si të riaftësojmë atë kategori që sot kanë njohuri minimale mbi teknologjinë, dhe mbi zhvillimet e ndryshme që ndodhin. Këta persona ne duhet ti riaftësojmë dhe nëse arrijmë të riaftësojmë një pjesë të mirë të tyre ne nuk do të kemi probleme të paktën dhe në tre katër vitet e fundit. Sfida e Shqipërisë është ajo e burimeve njerëzore, nuk është më sfida e rrugëve dhe e ndërtimeve.

Zhvillimi i teknologjisë vë në rrezik edhe një sërë sektorësh të tjerë, ku një prej tyre është edhe biznesi i shitjeve me pakicë, pasi inovacioni po bën të mundur shitjen në distancë.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani