Një nxënës i shkolllës së mesme mbeti i vdekur e një tjetër i plagosur rëndë nga përplasja e një treni me një autobus shkollor.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e premte në qytetin e Athens,Teksas. Fëmija i vdekur u identifikua nga distrikti shkollor si nxënës i shkollës së mesme.Nxënësja tjetër e cila mori plagë të rënda, u trasportua me helikopter në Spitalin e Fëmijëve në Dallas. Shoferi i autobusit është trasportuar në spital me aumblancë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Përmes një postimi në Facebook, Athens Independent School bën me dije se në autobusin e shkollës nuk ndodhej asnjë nxënës tjetër."Kërkojmë që të bashkoheni me ne, duke u lutur me përulësi për familjet e tyre", thuhej ndër të tjera në postimin e shkollës.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ,autoritetet lokale po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.