Një i ri i cili hyri në një shtëpi të braktisur për të tymosur një duhan kanabis, u trondit kur u ballafaqua me një tigër i cili ishte i mbyllur në një kafaz. Zyrtarët fillimisht supozonin se i riu kishte tymosur shumë kanabis dhe po shikonte halucinacione, por gjatë raportiti verifikuan se raportimi I tij ishte i saktë.

Policia e Houston, Texas, tha se "qytetari i shqetësuar" i kontaktoi ata pasi kishte parë gjitarin mbipeshë brenda një kafazi të vogël.

Zyrtarët fillimisht supozonin se i riu kishte tymosur shumë kanabis dhe po shikonte halucinacione, por gjatë raportiti verifikuan se raportimi i tij ishte i saktë.

Rreshteri Jason Alderete u shpreh se personi i cili kishte hyrë në banesën e braktisur u morn ë pytetje nga autoritetet për të verifikuar nëse ai ishte nën ndikimin e drogës ose ame të vërtetë kishte parë një tigër.

Pasi siguruan një urdhër për të kërkuar pronën, oficerët gjetën tigrin femër e cila ishte mbipeshë dhe peshonte rreth 160 kg.

Kushtet në shtëpinë e cila kishte kohë që ishte braktisur ishin shumë të këqija dhe kafazi ishte shumë i vogël për tigrin që po jetonte, kështu që tigri u mor nga policia për ta transferuar në një vend tjetër.